Autoritetet presin që gjatë natës zjarri në Parkun Kombëtar ”Mali Sharr” mbi fshatin Tearcë të shuhet vetë

Dje një zjarr ka shpërthyer në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, konkretisht mbi fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se njëra degë e zjarrit është shuar, ndërsa zjarri është ende aktiv dhe i njëjti siç njoftuan nga kjo Qendër, pritet të shuhet gjatë natës nga i ftohti. Zjarri është në terren të vështirë për t’u arritur, pasi duhen të paktën dy orë ecje deri atje, transmeton Portalb.mk.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza informon se nga dje deri më sot janë djegur rreth shtatë deri në nëntë hektarë tokë.

“Një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka marrë pjesë në aksion në njërën anë të zjarrit, por me vetëm një fluturim sipas kushteve në terren dhe është kthyer në bazën në Shkup. Është vendosur që të presim deri nesër për të parë nëse do të nevojitet apo jo duke pasur parasysh temperaturat e ftohta gjatë natës dhe mundësinë e vetë-fikjes. Nëse zjarri i cili po shuhet, sonte nuk shuhet vetvetiu, nesër pas zbulimit të mëngjesit planifikohet të dilet sërish në terren për të shuar zjarrin”, thanë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga kjo Qendër theksuan se gjendja monitorohet vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button