Louis Vuitton dizejnoi çantën me flamurin shqiptar

Louis Vuitton është një prej markave luksoze më të preferuara nga të VIP-at dhe jo vetëm. Dizajnin e famshëm të kësaj marke e shikojmë gjithandej. Nëse jeni patriot keni një arsye më shumë për ta pëlqyer këtë markë. Louis Vuitton ka nxjerrë në shitje çanta që kanë të stampuar flamuj të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe të Shqipërisë, transmeton ClassLifeStyle.

Çantat janë dizenjuar nga stilisti Jay Ahr dhe janë të prodhuara në Francë.

Çanta ka dizajnin tipik të Louis Vuitton, sipër një hartë të botës dhe flamurin shqiptar. Nëse jeni patriot dhe të fiksuar pas gjërave të shtrenjta, këtë çantë mund ta bëni tuajën për 9900 dollarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button