Holandë: Në Utrecht fillon festivali artistik i dritës (VIDEO)

Në qytetin holandez Utrecht ka filluar festivali i dritës “I Light U”, raporton Anadolu Agency (AA).

Edicioni i dytë i festivalit po mbahet në afërsi të stacionit hekurudhor në qytet dhe organizohet nga Fondacioni “Unchain The Tigers”.

Gjatë festivalit, i cili këtë vit organizohet me temën “Kthimi në fole”, projektohen vepra të dritës nga artistë holandezë dhe të huaj.

Në kuadër të festivalit, përmes punimeve transmetohen tema të ndryshme, duke përfshirë kthimin në shtëpi të studentëve, punëtorëve, udhëtarëve dhe mërgimtarëve.

Artdashësit do të kenë mundësinë ta vizitojnë festivalin deri më 29 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button