Messit i mungon edhe një trofe

Me Kupën e Botës në duart e tij, Lionel Messi kompletoi karrierën e tij të shkëlqyer teksa pas suksesit me klube, realizioi edhe ëndrrën më të madhe me kombëtaren e Argjentinës, transmeton Bota sot.

35-vjeçari vijon të vendosë rekorde ndërsa për ta bërë edhe më të madhe legjendën e tij, do të mjaftonte edhe trofeu i Kupës së Francës.

Në dukje mund të konsiderohet një trofe i parëndësishëm, por është i vetmi që mungon në palmaresin e Messit dhe nëse ia del ta fitojë këtë sezon me PSG, atëherë “pleshti” do të shndërrohej në lojtarin e vetëm që do të kishte triumfuar në çdo kompeticion profesionist ku ka marrë pjesë.

Në sezonin e kaluar, që ishte edhe i pari në Paris, kryeqytetasit u eliminuan në fazën e 1/8-tave në Kupë teksa nuk ia dolën nga pika e bardhë përballë Nice teksa në fund kompeticionin e fitoi Nantes.

Tashmë, ky sezon mund të jetë i duhuri për Messin dhe PSG teksa skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier është kualifikuar për në fazën e 1/16-tave teksa të premten mposhtën me shifrat 1-3 një kundërshtar modest si Chateauroux.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button