Kurti: Kriza s’ka përfunduar sepse kemi raporte jonormale me Serbinë, duhet njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës pas heqjes së barrikadave. I pyetur nëse kriza ka përfunduar, Kurti ka thënë se kriza s’mund të përfundojë përderisa Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale, transmeton Bota sot.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se është e nevojshme një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

Kurti insiston se njohja reciproke mes të dy shteteve është e nevojshme.

“Kriza s’ka përfunduar duke qenë se Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale. Neve na duhet marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk e njohim Serbinë, Serbia s’e njeh Kosovën, neve na duhet njohje-reciproke”, ka thënë Kurti.

Tutje ka thënë e kriza s’ka përfunduar edhe për një arsye tjetër, duke përmendur këtu vendosjen e barrikadave gjatë muajit dhjetor. Kurti për Al Jazeera ka thënë se strukturat ilegale të cilat funksionojnë që nga viti 1999 janë kthyer se fundi në banda kriminale dhe agresiviteti i tyre vjen nga paniku i një Kosove ligjore.

Kurti thotë se ata janë agresiv meqë në Kosovë rendi dhe ligji asnjëherë s’kanë qenë më të fuqishëm

Ndërkohë thotë se barrikadat i vendosen nga frika dhe i hoqën nga frika.

“Kriza ende s’ka përfunduar duke qenë se strukturat ilegale të Serbisë që janë atje nga viti 1999 janë kthyer së fundi edhe në banda kriminale që kanë vendosur barrikada në mes të dhjetorit. Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre, pasi e dinë që rendi dhe ligji është në vendin tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe kjo është arsyeja pse ata nga frika i kane vendosur barrikadat dhe nga frika i kanë larguar”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button