Tre mijë vizita të ekspozitës për denarin e RMV-së e cila gjashtë muaj ishte e hapur në Muzeun e Bankës Popullore

Rreth tre mijë qytetarë gjatë gjashtë muajve e kanë vizituar ekspozitën për denarin të vendosur në Muzeun e Bankës Popullore me rastin e 30-vjetorit të valutës kombëtare të Maqedonisë. Vizitorët kanë pasur mundësi t’i shohin “Izidën” e Ohrit, bizhuteritë e arit të zonjave lihnidase, ikona nga Vinica “Joshua dhe Kalebi”, ngjyrat e Xhamisë së Larme, afionit të Maqedonisë gjegjësisht monumentet më të rëndësishme arkeologjike, artistike, arkitektonike dhe trashëgimia natyrore e hapësirave të këtushme të vendosura në valutën tonë, njofton Portalb.

“Hapësira dhe mjediset e muzeut janë përdorur për mbajtje të intervistave, debateve, ngjarjeve publike. Janë organizuar edhe rreth 100 ligjërata për nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme”, thonë nga Muzeu i Bankës Popullore, ku dje është mbyllur ekspozita.

Ekspozita e titulluar “V/lera dhe vlera”, e cila u mbështet nga shtatë muze në RMV përmes dhurimit të artefakteve, mundësoi pasqyrë në përzgjedhjen unike, prezantim dhe interpretim të trashëgimisë kulturore, të prezantuar në edicionin vijues të të hollave prej letre të Maqedonisë nga viti 1996 deri më sot. Në kuadër të ekspozitës janë ekspozuar vlerat historike dhe kulturore të transferuara në paratë e Maqedonisë.

“Gjatë viteve të kaluara Banka Popullore, si dhe përmes ekspozitës, jep kontribut të vazhdueshëm drejt trashëgimisë së pasur historike, arkeologjike dhe kulturore të shtetit të Maqedonisë, duke u angazhuar për ruajtjen e mëtejshme të vlerave shpirtërore dhe multikulturore të shtetit, të transferuara në imazhin e të hollave të Maqedonisë”, thonë nga Banka Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button