WhatsApp tani do të funksionojë edhe nëse bllokohet interneti

WhatsAppi ka bërë një lëvizje së fundmi përmes së cilës shpreson se do t’u mundësojë përdoruesve të vazhdojnë të qëndrojnë të lidhur, edhe nëse shërbimi i interneti është i bllokuar. Lidhja përmes serverit proxy nuk do të ndikojë në enkriptimin nga fundi në fund të WhatsApp, thotë kompania, dhe përmbajtja e mesazheve nuk do të jetë e dukshme për shërbimin proxy, transmeton Koha.net.

“Ne po ua japim fuqinë njerëzve për të ruajtur aksesin në WhatsApp nëse lidhja e tyre bllokohet ose ndërpritet”, thuhet në një postim në blog të WhatsApp.

Njoftimi i funksionit vjen disa muaj pasi qeveria iraniane u përpoq të bllokonte WhatsApp-in përballë protestave të përhapura, pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim nga policia.

WhatsApp iu përgjigj raporteve të lidhjes së ndërprerë duke thënë se “po punonte për të mbajtur të lidhur miqtë tanë iranianë dhe do të bënte gjithçka brenda kapacitetit tonë teknik për të mbajtur shërbimin tonë në funksion”.

WhatsApp thotë se mbështetja e proxy duhet të jetë e disponueshme tani për këdo që përdor versionin më të fundit të aplikacioneve të saj iOS ose Android. Mund të gjendet në menynë Storage and Data te Settings.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button