Hakerët publikuan mbi 200 adresa elektronike të përdoruesve të Twitterit

Hakerët vodhën email-adresat e më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitterit dhe i postuan ato në një forum në internet, tha një studiues i sigurisë, transmeton Koha.net.

Shkelja “për fat të keq do të çojë në shumë hakerime”, shkroi në LinkedIn, Alon Gal, bashkëthemelues i firmës izraelite të monitorimit të sigurisë kibernetike “Hudson Rock”. Ai e quajti atë “një nga rrjedhjet më të theksuara që kam parë”.

Reuters nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse të dhënat në forum ishin autentike dhe vinin nga Twitter. Pamjet e forumit të hakerëve, ku të dhënat u shfaqën, kanë qarkulluar në internet.

Nuk kishte të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e hakerit ose hakerëve pas shkeljes. Mund të ketë ndodhur që në vitin 2021, që ishte përpara se Elon Musk të merrte pronësinë e kompanisë vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button