Ekonomia dhe integrimet bashkon Gruevskin dhe Ahmetin

Ekonomia dhe integrimet janë dy prioritete që bashkon partnerët e koalicionit qeveritar.

Gruevski ka thënë se fokus të fuqishëm do kenë edhe sektorët e tjerë. “Hapja e vendeve të reja të punës, tërheqja e investitorëve të jashtëm e vendorë, bujqësia, shëndetësia, arsimi, gjitha këto janë në fokusin e qeverisë së re”.

Ndryshe, ditë më parë edhe partia e Ahmetit bëri të ditur që pjesa më e madhe e projekteve të BDI-së do të përfshihen në programin e qeverisë, veçmas çështja e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

“Në shtator organizohet Samiti i NATO-s. Ne do të punojmë në maksimum që diçka e mirë të ndodh. Bëmë kompromis, u tërhoqëm nga një pikë e rëndësishme për shqiptarët që ka të bëjë me gjuhën shqipe, me qëllim që të avancojë rruga euro-atlantike e vendit”, ishte fjalimi i Ahmetit në Kongresin e tretë partiak, ku u rizgjodh përsëri në krye të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button