Amazon shkurtoi 18 mijë vende pune

Amazon planifikon të shkurtojë më shumë se 18 mijë vende pune, një lëvizje e cila përfaqëson largimet më masive të punonjësve në historinë e kompanisë e cila po lufton për të shkurtuar kostot, raporton PCW. Gjiganti online, i cili punëson 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, nuk dha se cila vende do të preken nga këto shkurtimet, po konfirmuan se do të ketë edhe në Evropë.

Shumica e shkurtimeve do të bëhen në bizneset konsumatorë dhe divizionet e burimeve njerëzore.

Ekzekutivi i kompanisë Andy Jassy tha se këto shkurtime vinë përballë një paqartësie ekonomike.

Amazon është ballafaquar me ngadalësim të shitjeve pasi biznesi shënoi një boom gjatë pandemisë kur konsumatorët shpenzuan kohën e tyre më të mëdha online nga shtëpia.

Një kombinim i disa faktorëve së bashku me situatën gjeopolitike në botë ka goditur rëndë gjigantët e teknologjisë. Që prej 2019-ës Amazon ka rekrutuar 743 mijë punonjës të ri duke e bërë shifrën e shkurtimeve prej 18 mijë vendesh pune të duket mikroskopike.

Kompani të tjera teknologjike përfshirë Meta, apo biznesi cloud Salesforce kanë larguar mijëra punonjës për të njëjtat arsye.

Në Luginën e salikonit ekziston një tendencë për të punësuar dhe mbajtur punonjës të talentuar me paga të kënaqshme edhe pse mund të mos jenë të nevojshme menjëherë, kjo bëhet me arsye për ti mos lënë të shkojnë tek rivalët.

Kjo kulturë sot është një luks që Big Tech nuk mund ta ketë më. Shkurtimet në Amazon do të fillojnë nga data 18 Janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button