U shua zjarri në qendrën tregtare në Tetovë (Video)

Pasditen e sotme rreth orës 15  ka shpërthyer një zjarr në qendrën e re tregtare në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zjarri është vënë në kontroll nga zjarrfikësit e Tetovës ndërsa nuk ka të raportuar për të lënduar. Një lokal është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar.

Nga SPB Tetovë për Portalb.mk konfirmuan se zjarri ka filluar në një lokal i cili nuk ka qenë në përdorim dhe më pas është shpërndarë në lokale tjera, ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe e kane lokalizuar zjarrin, gjatë kësaj kohe janë nxjerrë jashtë njerëzit nga qendra tregtare.

Zjarri nuk ka shkaktuar lëndime trupore te ndonjë qytetar, por, ka shkaktuar dëme materiale në katin e tretë, aty ku hapësirat shfrytëzohen kryesisht për magazinim të mallit.

Shkaqet nuk dihen ende, do të kryhet inspektim dhe më tepër informacion zyrtar pritet të ketë nesër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button