Guterres me thirrje për negociata të fokusuara në rezultate lidhur me çështjen e Qipros

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për negociata të fokusuara në rezultate lidhur me mosmarrëveshjen që vazhdon prej dekadash në Qipro, raporton Anadolu Agency (AA).

AA ka siguruar raportin e fundit të Guterres, i cili përfshin vlerësimet e tij lidhur me mosmarrëveshjen që vazhdon mes grekëve dhe turqve në ishullin e Qipros.

Duke u bërë thirrje fuqive garantuese Türkiye-s, Greqisë dhe Britanisë që të mbështesin bashkëpunimin dhe dialogun për mosmarrëveshjen që vazhdon prej dekadash në ishullin e Qipros, Guterres ka vlerësuar: “Duke pasur parasysh mungesën e vazhdimit të dialogut konkret mes palëve lidhur me çështjen e Qipros dhe klimën sociale-ekonomike dhe politike që mbizotëron, shpresa për të arritur bazën e përbashkët në procesin e paqes në Qipro mbetet e paqartë për momentin”.

Pozicionet aktuale të dy palëve janë shumë larg nga njëra-tjetra dhe palët vazhdojnë kundërshtitë e tyre për të ardhmen, theksoi Guterres, i cili ka vënë në dukje se nuk është arritur ende marrëveshja në çështjen e rregullave për emërimin e përfaqësuesit të OKB-së i cili do të kërkojë rrugët për të rifilluar negociatat për zgjidhje të përhershme në ishull.

Pasi u bëri thirrje të gjitha palëve që të distancohen nga veprimet e njëanshme që do të përshkallëzojë tensionin, Guterres nënvizoi se burimet natyrore në ishull dhe përreth tij duhet të sigurojnë dobi për të dy komunitetet.

Guterres u bëri thirrje vendeve garantuese që të mbështesin dialogun dhe bashkëpunimin mes dy komuniteteve dhe më tej ka vlerësuar se “Ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme dhe serioze për të gjetur një rrugë të pranueshme reciprokisht dhe për të sjellë paqe dhe mirëqenie për të gjithë, si dhe për zgjidhur përfundimisht problemin e Qipros”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button