Trazira në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos”, ka të vdekur

Në Meksikë vazhdojnë incidentet e dhunës për shkak të arrestimit të Ovidio Guzman Lopez-it, një prej djemve të liderit të drogës Joaquin Guzman, i njohur me nofkën El-Chapo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke reaguar ndaj arrestimit të Guzman-it, anëtarët e kartelit Sinaloa u përleshën me policinë në pjesë të ndryshme të qytetit.

Nga incidentet humbën jetën dy persona dhe u plagosën 18 të tjerë, shtatë prej tyre policë.

Më shumë se 100 fluturime thuhet se u anuluan pasi u përhap dhuna.

Agjencia Federale e Aviacionit Civil (AFAC) njoftoi se hyrja dhe dalja nga aeroporti në Sinaloa u ndalua për shkak të rritjes së dhunës në vend.

Nga ana tjetër, dy plumba të armëve të anëtarëve të kartelit që u përplasën me forcat e armatosura pranë aeroportit ndërkombëtar në Culiacan kanë goditur një avion komercial.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si pasagjerët në avion përjetuan frikë të madhe.

Arrestimi e Guzman-it

Guzman, një nga trafikantët më të kërkuar të drogës nga SHBA, është kapur në një operacion në qytetin Culiacan.

Anëtarët e kartelit Sinaloa, të cilët bllokuan me barrikada rrugët kryesore dhe u vunë flakën automjeteve, shkaktuan mbylljen e shkollave.

Kush është Guzman?

Guzman, 28 vjeç, një nga drejtuesit e shquar të kartelit të drogës Sinaloa, shkaktoi një sërë valësh dhune më 17 janar 2019, kur u kap për herë të fundit.

Pas arrestimit të Guzman-it, një prej djemve të kreut të kartelit të drogës El-Chapo, i dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, shumë ushtarë u plagosën dhe 51 të burgosur u arratisën nga burgu. Guzman u la i lirë si pasojë e dhunës ku u dogjën dhjetëra automjete dhe biznese.

El-Chapo u ekstradua në SHBA

Joaquin Guzman, me nofkën El-Chapo, u dënua me burgim të përjetshëm në korrik në shtetin e New York-ut, SHBA. Joaquin Guzman, i cili u arratis nga dy burgje të sigurisë së lartë në Meksikë në vitin 2001 dhe 2015, u kap për herë të fundit në janar 2016 dhe u ekstradua në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button