Berisha me kongresmenin Jolly: E meritojmë statusin

Ish-Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim kongresmenin amerikan të Floridës, David Jolly, me të cilin ka diskutuar situatën politike dhe ekonomike të vendit, që sipas tij, po vijnë duke u përkeqësuar.

Kongresmeni Jolly ka siguruar Berishën se ai dhe Kongresi i SHBA-së janë vazhdimisht të interesuar për zhvillimet në Shqipëri, vçanërisht për transformimet e mëdha që janë realizuar gjatë viteve të qeverisjes së djathtë.

Në përfundim, të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se, pavarësisht nga problematika të caktuara, Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat dhe shprehën optimizmin për marrjen e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button