Është shpallur konkursi për çmimin ndërkombëtar të poezisë “Urat e Strugës” për vitin 2023

Festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë” (MSP), në bashkëpunim me UNESCO-n, shpalli konkursin për çmimin ndërkombëtar të poezisë “Urat e Strugës” 2023 për librin më të mirë debutues të një autori të ri (deri në 35 vjet), transmeton Portalb.mk.

Konkursi zgjat deri më 21 shkurt 2023, kohë në të cilën të gjithë librat dhe hyrjet duhet të mbërrijnë në adresën postare të Mbrëmjeve strugane të poezisë, ose në formë elektronike, sipas kushteve të renditura më poshtë.

Kushtet për pjesëmarrje në konkursin për çmimin:

Librat debutues të poetëve të rinj (nën 35 vjeç). Librat debutues duhet të jenë lëshuar në dy vitet paraprake; (2021 dhe 2022)

Kandidatët duhet të dërgojnë 3 kopje të librit që aplikojnë në konkurs, si dhe të paktën 7 poezi nga i njëjti libër të përkthyera në anglisht në adresën postare të Mbrëmjeve të poezisë strugane (kodi postar 111, 6330 Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut ) ose nëpërmjet Komisioneve nacionale të UNESCO-s të shteteve anëtare. Afati i fundit që librat të mbërrijnë në adresën e MSP është 21 shkurt 2023. Përveç 3 kopjeve të librit (në formë të shtypur dhe elektronike), përkthimet në anglisht të 7 poezive nga i njëjti libër, kandidatët duhet të dërgojnë edhe një biografi të shkurtër në gjuhën angleze. Aplikacioni duhet të dorëzohet edhe në version elektronik në adresën e MPS-së: struga@svp.org.mk (për siguri shtesë dokumentet e nevojshme duhet të dërgohen edhe në spefestival@gmail.com) Gjithashtu kandidatët duhet të dërgojnë numrin ISBN së bashku me materialet e nevojshme.

  • Ftohen komisionet kombëtare të UNESCO-s të pranojnë aplikimet dhe të informojnë mbrëmjet strugane të poezisë;
  • Çmimi përfshin statujë, një shumë monetare dhe botim të librit të poetit-laureat të përkthyer në gjuhën maqedonase;
  • Laureati do të shpallet në Ditën Botërore të Poezisë, 21 Mars 2023;
  • Poeti-laureati do të ftohet të marrë pjesë në edicionin e “Mbrëmjeve strugane të poezisë” në Strugë, Maqedonia e Veriut, në fund të gushtit 2023, ku do t’i jepet çmimi në manifestimin “Urat”.

Çmimi “Urat e Strugës” është themeluar në vitin 2003, si pjesë e bashkëpunimit të gjerë me UNESCO-n dhe me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë – 21 Marsit, me qëllim të stimulimit, promovimit dhe afirmimit të krijimit poetik si një ndër shprehjet më të rëndësishme krijuese të njerëzimit. Çdo vit, MSP dhe UNESCO së bashku festojnë këtë ditë, gjatë së cilës zyrtarisht shpallen dhe promovohen fituesit e çmimeve “Kurora e artë” dhe “Urat e Strugës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button