Laptopët e rinj gaming të MSI sjellin procesorët Intel 13th Gen dhe grafikat RTX 40

MSI prezantoi laptopët e saj gaming të 2023 në evenimentin vjetor të teknologjisë CES duke përfshirë komponentët më të fundit nga Intel dhe Nvidia.

Modelet e reja kanë sisteme ftohjeje të ridizajnuara që MSI thotë se do të rrisin më tej performancën e procesorëve dhe grafikave të laptopëve, transmeton PCWorld.

Si shumica e laptopëve gaming prezantuar këtë javë, MSI kaloi tek gjenerata e re e procesorëve Intel 13th Gen dhe grafikat e fundit Nvidia RTX 40 për laptopët.

Modelet e reja përfshijnë edhe konfigurimet më të fundit termike, ndërsa gypat e nxehtësisë së sistemit të ftohjes tashmë mbulojnë edhe çipet e memories së çipeve grafike.

Seritë Titan GT dhe Raider GE janë modelet me specifikat më të larta duke përdorur një procesor Intel i9-13980HX që mund të konsumojë deri në 250W energji dhe të shtyjë frekuencën në 5.2Ghz për 8 bërthamat e saj të performancës P-Cores.

Ky çip ka edhe 16 bërthama të tjera efikasiteti E-Cores. Paneli i Titan GE sipas MSI është i pari 4K 144Hz Mini LED në një laptop.

Paneli 17.3-inç mund të arrijë një ndriçim prej 1000 nits. Raider GE është një hap prapa në këtë aspekt por ofron rezolucionin QHD+ me 240Hz.

MSI shtoi edhe edicionet e reja të Stealth Series të cilët kanë profile më të holla sesa linjat Titan dhe Raider duke sakrifikuar sa më pak performancë. Linja përfshin modelet 14, 15, 16 dhe 17-inç. Për të mbajtur peshën sa më të ulët, Stealth 14 Studio dhe Stealth 16 Studio përdorin një kasë prej magnezi dhe alumini.

Varianti 15-inç ka një ekran 240Hz OLED me vonesa 0.2ms duke mbuluar 100% të gamës së ngjyrave DCI-P3.

Ndërkaq seritë Prestige shtyjnë më tutje limitet e përmasave të laptopëve ku varianti 13-inç peshon vetëm 980 gram dhe MSI thotë se është laptopi më i lehtë gaming që mund të ofrojë.

Njëlloj si seritë Stealth, Prestige përdor një kasë magnezi dhe kallaj. Bateria 75W e Prestige 13 Eco ka një jetëgjatësi prej 15 orësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button