Për mbikëqyrje të ndërtimit të autostradës Tetovë – Gostivar, në janar pritet zgjedhja e shtëpisë konsultuese

Ende zgjat procedura për zgjedhjen e shtëpisë konsultuese për mbikëqyrje të ndërtimit të korsive shtesë dhe rikontruimin e autostradës Tetovë – Gostivar. Pasi vjeshtën e vitit 2022 ishte anuluar zgjedhja për shkak të garancisë së padorëzuar bankare, tani procesi është në procedurën e ankimimit, njoftoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski nga Zhelina e Tetovës, në pyetjen se kur do të fillojë riokonstrumi i paralajmëruar dhe zgjerimi i aksit rrugor mes Tetovës dhe Gostivarit, raporton MIA.

Përveç për Tetovë – Gostivar, kompania e zgjedhur do të bashkëpunojë me kontraktorin dhe për akset e tjera nga Gostivari e deri në Qafë Thanë, si dhe Prilep – Manastir.

“Në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore vijon procedura për zgjedhjen e konsultuesit dhe organit mbikëqyrës i cili do ta ndjekë punën e ndërtimit në gjithë periudhën në këto autostrada. Vijon procedura e ankimimit e cila ka afate të përcaktuara rreptë, pas përfundimit të këtyre afateve, pritjet tona janë se gjatë janarit do të kemi tashmë zgjedhje të përfunduar me procedura ankimuese të kompanisë konsultuese dhe menjëherë ajo kompani do të hyjë në bisedime me kompaninë ‘Bektel’ për të gjitha hollësitë e tjera, afatet, planet dinamike, çmimet, sepse nëse është e suksesshme ajo kontratë do të ketë kontratë me kompaninë ‘Bektel”. Vlerësoj se jemi në vetë fundin për zgjedhjen e kompanisë konsultuese në janar që pastaj të shkohet më tutje”, deklaroi Boçvarski.

Në rajon, sipas Boçvarskit, për unazën për Tetovë prej Treboshit drejt Neproshtenit procedura për projektin është drejt fundit.

“Dhe pres që këtë vit të shpallet procedura tenderuese. Aty ka dy faza të projektimit të këtij aksi dhe pres që të shpallet procedura për zgjedhjen e kompanisë e cila do të hyjë në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Tetovën dhe për gjithë rajonin me çka do ta shkarkonte gjithë rajonin dhe do të japë mundësi për zhvillim më të shpejtë”, tha Boçvarski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë edhe dalje në anën tjetër të autostradës drejt Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale, Boçvarski tha se është paraparë një nyje.

“Janë paraparë të gjitha elementet të cilat janë të nevojshme dhe janë lejuar sipas ligjit dhe rregulloreve të shtetit që të ketë mjaftueshëm distancë, që të mundet të funksionojë sigurt kur do të ndërtohet, si projekte dhe si objekt”, potencoi ministri.

Boçvarski përsëriti se këtë vit do të realizohen më shumë se 110 kilometra autostrada me ndërtimin e akseve rrugore Tetovë – Gostivar, Gostivar – Kërçovë, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button