LSDM: Veljanovski ndihmon qeverisjen e dhunshme të Gruevskit

“Më së shumti që mund të bëjë Trajko Veljanovski është që të turpërohet  kur i drejtohet opozitës dhe të kërkojë nga ajo që të kthehet në Parlament”, thotë LSDM, pas apelit të sotëm të krye parlamentarit Veljanovski drejtuar opozitës për tu kthyer në Parlament.

 “Trajko Veljanovski nën komandën e Gordana Jankullovskës më 24 dhjetor 2012, duke thyer Kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit ka larguar deputet dhe gazetarë nga Parlamenti. Veljanovski me direktivat e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjeve të kaluara me dhunë ka verifikuar mandatet e opozitës, duke thyer sërish Kushtetutën dhe ligjet”, reagon LSDM.

LSDM thotë se ai, Trajko Veljanovski i cili është masha e sundimit me dhunë të Gruevskit tash tregohet si mbrojtës i proceseve integruese të vendit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button