Aeroporti i ri Stambollit, ndër më të mëdhenjt në botë (Foto)

Nesër do të mbahet një ceremoni e fillimit të ndërtimit të aeroportit të tretë të Stambollit, e që do të jetë aeroporti më i madh në Evropë.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të marrë pjesë në hapjen e ceremonisë, e cila do të mbahet në qarkun verior Arnavutkoy të Stambollit.

Për 20 vitet e ardhshme, trafiku i avionëve komercial të Stambollit do të kalojë një milionshin, dhe do të presë rreth 118 milion pasagjerë në vit.

Ndërmarrjet që ndërtojnë aeroportin janë Cengiz-Kolin-Limak-Mapa-Kalyon Consortium, një ndërmarrje e përbashkët e kompanive turke, që fitoi një tender për aeroportin e tretë të Stambollit në maj 2013, duke premtuar ti paguajnë shtetit 22.1 miliardë € (plus taksat) për 25 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button