Norvegjia i dërgoi 10 mijë predha moderne artilerie Ukrainës

Ministria norvegjeze e Mbrojtjes njoftoi se i ka dërguar Ukrainës 10 mijë predha moderne artilerie me rreze të gjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram, në një deklaratë për televizionin shtetëror NRK të vendit të tij, tha se Ukraina ka shumë nevojë për mbrojtje dhe se për këtë arsye këtij vendi i kanë dërguar 10 mijë predha artilerie me rreze të gjatë.

Gram ndau informacionin se Ukrainës i kanë dërguar ndihmë ushtarake në vlerën 600 mijë euro që nga fillimi i luftës së Rusisë.

“Nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë luftën në Ukrainë. Norvegjia teksa mbështet Ukrainën me armë dhe pajisje, ajo vepron në një bazë të sigurt në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Gram.

Ndër të tjera Gram informoi se predhat artilerike që kanë dërguar në Ukrainë mund të godasin objektivat në një largësi 30 km dhe se predhat përdoren në obuzët vetëlëvizës M109.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button