Treni ka goditur një furgon në Veles, janë lënduar dhjetë udhëtarë

Treni ka goditur një furgon taksi udhëtarësh të mbushur me pasagjerë nga Çashka në vendkalimin afër fabrikës “Porcelanka” në Veles, dhe nga aksidenti janë lënduar dhjetë pasagjerë të cilët janë transportuar në spitalin e Velesit, transmeton Portalb.mk.

“Sot (05.01.2023) në ora 12:01 në SPB Veles është njoftuar se në vendkalimin hekurudhor afër fabrikës Porcelanka në Veles ka ndodhur një aksident hekurudhor në mes të trenit të Hekurudhave të Maqedonisë dhe një automjeti taksi – furgon “Mercedes” me targat e Velesit, në pronësi të një kompanie taksi nga Çashka, drejtuar nga D.J.(52) nga Çashka. Nga aksidenti janë lënduar 10 udhëtar të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Veles për trajtim mjekësor. Këqyrje ka bërë një ekip inspektues nga SPB Veles”, kanë thënë për “A1on” nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button