Në vitin e ri, përqendrohuni në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, porositi Geer

Në vitin e ri, vendi duhet të fokusohet në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, qëllim ky që kërkon bashkimin e politikanëve nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria, tha ambasadori evropian David Geer, i cili po qëndron për vizitë pune në Dellçevë, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se mesazhi kryesor janë reformat, reformat kryesore që i duhen këtij vendi për të hyrë në BE dhe ato reforma janë mbi të gjitha në interes të vetë qytetarëve. Ato mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh që shqetësojnë qytetarët që nga sundimi i ligjit, përmes luftës kundër korrupsionit, deri te ngritja e standardit të jetesës dhe ndërtimi i ekonomisë”, tha Gir.

Në pyetjet e gazetarëve se kush duhet të jetë fokusi i qeverisë në vitin e ri për sa i përket integrimit evropian, Geer tha:

“Kjo është një çështje që do të udhëhiqet nga qeveria, por duhet të bashkojë të gjithë nga i gjithë spektri politik dhe nga të gjitha pjesët e shoqërisë për të punuar së bashku për të arritur qëllimin – një vend paqësor, demokratik dhe prosperues në BE”, tha Gir. 

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button