U publikuan listat: Kontrolloni nëse iu takon mbështetja financiare nga shteti

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e përfituesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë, transmeton Portalb.mk.

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 12 janar 2023.

Linku i listave: http://bitly.ws/yAjC

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë publikuar (përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, kompensimi i veçantë, kompensimi për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një personi tjetër me ndryshime të përhershme në gjendjen e shëndetësore pa pasur nevojë për ekzaminim kontrolli dhe nuk shfrytëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër të vetëm që janë të regjistruar përfitues të asistencës minimale të garantuar).

Në ueb-faqen e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (përfituesit e pensionit në shumë prej jo mbi 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht në shumë jo më lart se 14.000 denarë në muaj, si dhe përfituesit e të drejtës për kompensimin e dëmit fizik).

Në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës për sigurim material në formë të kompensimit në të holla).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontroll dhe nëse personi nuk është në listë dhe vlerëson se i plotëson kushtet si përfitues i së drejtës, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, brenda tre ditëve nga data e publikimit të listave të përfituesve të mbështetjes financiare,  jo më vonë se data 9 janar 2023.

Kundërshtimi mund të dorëzohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose përmes e-mailit [email protected]

Lista e përfituesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballimin e krizës energjetike do të hiqet nga uebfaqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, faqja e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut dhe faqja e Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tri ditëve nga dita e publikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button