Kostadinovska-Stojçevska: Procedurën për sallën Universale e filluam para tre muajsh, ndërsa Arsovska akoma nuk na ka dhënë përgjigje

Tshmë 3 muaj presim që Qyteti i Shkupit të përgjigjet, të na ofrojë një situatë, çfarë është në Sallën Universale, por ende nuk ka përgjigje nga kryetarja e Qytertit, theksoi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në paraqitjen e mbrëmshme në TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

“I kemi sugjeruar kryetares Danela Arsovska që ta ndihmojmë për rindërtimin. Salla Universale së bashku me pesë institucione të tjera në vitin 2005 apo 2006 kaluan në procesin e decentralizimit dhe u bënë përgjegjësi e Qytetit të Shkupit. Mund të ulemi dhe të merremi vesh për të ndihmuar në përfundimin e rindërtimit. Ishim me ministrin e Pushtetit Lokal në takim me kryetaren, ku ajo u pajtua që do të ndryshojmë investitorin, pra të dalë Ministria e Kulturës si investitore, të ndërtojmë Sallën Universale dhe pastaj t’ia kthenim përësi qytetit të Shkupit sepse nuk mund të bëjmë një proces që është i kundërt me decentralizimin”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Por, shton ajo, fillimisht kryetarja duhet të na japë situatën, të na tregojë se çfarë është bërë në përgjithësi, sepse aty ka punë, por ka kohë që është ndërprerë.

“Diçka është kryer, duhet të dimë nëse është faza e parë, nëse ka përfunduar. Procedurën e kemi filluar tre muaj më parë, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha ministrja.

Kostadinovska-Stojçevska i bëri thirrje kryetares dhe këshillit të Qytetit të Shkupit që të dalin në shesh, sepse Shkupi është përzgjedhur për Kryeqytet të Kulturës Evropiane në vitin 2028, ndërsa Salla Universale është institucioni që ka aplikuar.

“Duam vetëm të ndihmojmë për Sallën Universale, paratë qëndrojnë në llogari, janë bërë të gjitha kontrollet që duhet të bëhen nga IITSSh se është stabile, është projekt më i madh se inati i kujtdo”, theksoi ministrja Kostadinovska- Stojçevska.

Në fund të vitit të kaluar, kur ministrja prezantoi buxhetin për vitin 2023, tha se si ministri janë të gatshme të hyjnë në atë aplikim dhe në strukturimin e një programi me të gjitha burimet e tyre.

“Për këtë ndahen mjete jo vetëm nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, por edhe në nivel qeveritar. Pra, ky është një projekt me të vërtetë i rëndësishëm kombëtar për ne si vend. Prandaj apeloj që të zgjidhet statusi i Sallës Universale, kemi performuar, kemi ofruar ndihmë, tani është radha e Qytetit të Shkupit. Po ashtu, në një kohë sa më të shkurtër, pas pushimeve, do të kemi sërish takim me kryetaren Danela Arsovska pikërisht për këtë çështje. Duhet të punojmë së bashku në programin kulturor për këtë nominim të rëndësishëm”, shtoi atëherë ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button