Qeveria bullgare kërkon ndryshime në Kodin Penal për të dënuar spiunazhin rus

Qeveria teknike e Bullgarisë dëshiron të ndryshojë Kodin Penal për të forcuar kundërspiunazhin. Propozimet për ndryshimet janë pjesë e Raportit për Sigurinë Kombëtare të Bullgarisë në vitin 2021, i cili u lëshua nga qeveria në procedurë parlamentare në fund të vitit të kaluar, raporton media bullgare online mediapool.bg.

Raporti propozon që Kodi Penal të rregullojë dënimin e spiunazhit jo vetëm nëse merret ose dorëzohet informacion i klasifikuar, por edhe kur jep “çdo informacion që nuk është publik dhe zbulimi i të cilit do të rrezikonte ose dëmtonte sigurinë e shtetit”.

Duke vepruar kështu, do të bëhej i dënueshëm “ushtrimi i ndikimit të dikujt tjetër në proceset vendimmarrëse”.

Në raport përmenden diplomatët rusë të mërguar për shkak të serisë së skandaleve të spiunazhit, të cilat ndodhën edhe vitin e kaluar, por nuk jepet asnjë analizë se çfarë po ndodh në fazën gjyqësore, sepse aktualisht prokuroria nuk po arrin sukses serioz në lidhje me aktivitetet ruse në Bullgari, komenton mediapool bg.

Raporti shënon sërish interesimin e shtuar të shërbimeve ruse për Bullgarinë, duke theksuar se ata janë të interesuar kryesisht për ekonominë dhe informacionin e specializuar për BE-në dhe NATO-n.

Raporti i fundit për sigurinë kombëtare thekson kërcënimin në rritje nga Federata Ruse dhe përdorimin e instrumenteve hibride, por analizon edhe agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, shkruan media bullgare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button