“Monstra”, të akuzuarit kërkojnë zhdëmtim

Të akuzuarit për rastin “Monstra” padisin Qeverinë e Maqedonisë për shkeljen e prezumimit të pafajësisë.

Kështu, përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe organeve gjyqësore të pandehurit kërkojnë 24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës.

Sipas avokatit të të akuzuarve, Naser Raufi, shkelja e prezumimit të pafajësisë kishte filluar që në konferencën e parë për shtyp të Ministres së brendshme Gordana Jankullovska, pas aksionit policor të 1 majit.

Sipas Raufit, madje kjo është një vazhdim prej fillimit, me deklaratën e ministres së Punëve të brendshme kur prejudikoi punën, kur ditën e parë, para se të dalin të akuzuarit para gjykatësit hetues, “praktikisht i dënoi me deklaratën e vet që këto janë kryerësit”.

“Nëse e bëjmë një retrospektivë, ishin të mbyllur 20 e më tepër persona, pas dy ditësh prej atij grupit kushtimisht thënë islamik, siç thoshte ministrja, praktikisht 60 përqind e këtij grupi u liruan nga paraburgimi. Kjo tregon që krejt aktakuza është paushallë dhe nuk ka asnjë bazë”, ka thënë për Alsat-M, Naser Raufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button