Një qytet tjetër i Maqedonisë së Veriut e kaloi pragun e alarmimit në lidhje me ndotjen e ajrit

Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor ka njoftuar që qyteti i Kërçovës e ka kaluar pragun e alarmimit për shkak ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Nga MMJPH u raportuar për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Drejtoria për Mjedis Jetësor, Instituti për Shëndet Publik dhe Komuna e Kërçovës për episodin e ndotjes alarmante të ajrit”, raportoi Ministria.

Raportohet që grimcat e madhësisë deri 10 mikrometër e kanë kaluar sasinë e lejuar prej 150 mg/m3, ashtu që pardje kishte 162.07 mg/m3, ndërsa dje 160.04 mg/m3.

Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik dje ka publikuar disa rekomandime për popullatën e Maqedonisë së Veriut për shkak ndotjes së lartë të ajrit.

Instituti për qytetet me cilësi “ekstremist të keqe” rekomandon:

  • Qëndroni në shtëpi nëse nuk keni nevojë të dilni jashtë.
  • Qëndroni në shtëpi ose zvogëloni sforcimin fizik, sidomos jashtë dhe sidomos nëse keni simptoma të tilla si kollë ose dhimbje të fytit.
  • Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik.
  • Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi.
  • Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë të përdorin më shpesh inhalatorin e tyre. Nëse duhet të dilni jashtë, vëndoni maska ​​me efikasitet të provuar.
  • Personat me sëmundje kronike duhet ta marrin me rregull terapinë dhe nëse është e nevojshme, nëse ndjejnë simptoma, duhet ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë ose spitalin.
  • Shmangni qëndrimin dhe aktivitetet në natyrë (sporte, rekreacion).
  • Gjatë qëndrimit jashtë mbani maska mbrojtëse me efikasitet të dëshmuar.
  • Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj.
  • Përdorni një pastrues ajri  pa jonizator(për personat veçanërisht të ndjeshëm me astmë, sëmundje kronike – sëmundje të frymëmarrjes ose të qarkullimit të gjakut dhe fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna).

Dje në mëngjes Shkupi ishte në vendin e 20-të në listën e qyteteve më të ndotura në botë dhe grimcat PM2.5 janë sërish më të pranishmet në ajër.

Për shkak të mjegullës që ka mbytur kryeqytetin prej disa ditësh, dje janë anuluar 13 fluturime të avionëve që duhej të uleshin në aeroportin e Shkupit. Gjithashtu mëngjesin e sotëm është anuluar fluturimi nga Suedia për në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button