Vetëm tre inspektorë në Maqedoninë e Veriut, institucionet nuk bëjnë mjaftueshëm për të ruajtur trashëgiminë kulturore, alarmoi Revizioni

Enti Shtetëror i Revizionit në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi që institucionet shtetërore nuk bëjnë mjaftueshëm punë në këtë drejtim. Ata kërkojnë miratimin e propozim-ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, transmeton Portalb.mk.

“Është arritur bindje e arsyeshme se masat dhe aktivitet për mbrojtjen, menaxhimin dhe revitalizimin e trashëgimisë së patundshme kulturore të cilat janë ndërmarrë nga ana e institucioneve kompetente nuk janë të mjaftueshme dhe efikase për tu realizuar revitalizimi dhe mbrojtja e nevojshme dhe krijon rrezik real për ruajtje të përhershëm të trashëgimisë së patundshme kulturore për gjeneratat e ardhshëm.  ”, vlerësoi Revizioni.

Në raport vlerësohet se Maqedonia e Veriut ka trashëgimi të pasur kulturore, e cila duhet të bartet te gjeneratat e ardhshme.

“Zbatimi jo i plotë i klasifikimit dhe rivalorizim i kryer për vetëm 18% nga numri total i pasurive të patundshme kulturore të regjistruar në shtet, vendosja jo e plotë e evidencës mbrojtëse, mos sigurimi i të dhënave të përgjithshme dhe të përditësuara në regjistrin e trashëgimisë së patundshme kulturore dhe sistem informacioni kombëtar i pazhvilluar për trashëgiminë kulturore kontribuon në mosdhënien e informacionit të disponueshëm publikisht për trashëgiminë kulturore të shtetit dhe mbrojtjen e saj”, ishte një tjetër vërejtje e Revizionit.

Ata konstatuan që nuk ka harmonizim të caktuar të rregullativës ligjore dhe moszbatim i vendimeve ligjore në praktikë, mungesa e dokumenteve planifikuese dhe strategjike.

“Mjete financiare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga burime buxhetore dhe të huaja për periudhën 2018-2021 janë realizuar në vlerë të përgjithshme prej 293.528 mijë denarë, gjatë së cilës mjetet buxhetore të miratuara nga Ministria e Kulturës sipas Draft-programeve për të gjitha institucionet kombëtare ulen çdo vit, e cila varion mesatarisht nga 16% në 23% në vit”, duke theksuar që kjo nuk mjafton, duke i shtuar edhe alokimin jo të rregullt të mjeteve.

Revizioni alarmoi për mungesën të inspektorëve, duke theksuar ekipin me tre inspektorë në vitin 2021 me kompetenca për kryerjen e mbikëqyrjes të të gjitha llojeve të trashëgimisë kulturore në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button