fbpx

LSDM akuzon se kryeministri tenton të fsheh faktet për videon korruptuese

LSDM akuzon se kryeministri tenton të fsheh faktet për videon korruptuese

LSDM ka reaguar sot, duke akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski se po tenton që t’i fsheh dhe ndryshojë faktet për rastin “Banka e Maqedonisë”. Këtë tentim të kryeministrit, LSDM e konsideron si të pashpresë përballë fakteve që ekzistojnë.

“Gruevski ka bërë mit marrje prej 1.500.000 euro për shitjen e ‘Makedonska banka’, ka bërë marrëveshje edhe për 900.000 euro para në dorë, fshehje tatimi dhe ka dëmtuar shtetin për 225.000 euro.

Në këtë u bind i gjithë opinioni përmes audio-incizimeve, për të cilën ka argumente nga eksperti referent se zëri është personalisht i Nikolla Gruevskit”, ka akuzuar LSDM. Ka reaguar edhe VMRO-DPMNE duke thënë se LSDM gjendet në panik pas ndryshimit të qëndrimeve në tentim për një manipulim shtesë.

“Në kohën e sotme, zëri i secilit mund që me incizim dhe montim të keqpërdoret deri në maksimum. Edhe VMRO-DPMNE nëse dëshironte ashtu të fitojë fushatën, me mashtrime e manipulime, shumë lehtë mund të bënte hapa të tillë kundër kundërshtarit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close