Gazetarët e rinj kanë afat edhe 5 ditë të paraqiten për trajnim: Fituesit shkojnë për vizitë studimore në SHBA

Mbeten edhe pesë ditë deri në afatin përfundimtar (09.01.2023) për aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për gazetari të bazuar në të dhëna dhe vizualizim të të dhënave nëpërmjet të cilit dy pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësi të udhëtojnë në vizitë njëjavore në SHBA.

Trajnues do të jetë gazetari me renome i “Nju Jork Tajms”, Robert Gebelof, i cili njëkohësisht ligjëron data-gazetari në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.

Robert është fitues i çmimit “Xhorxh Polk” për vitin 2015-të dhe është finalist i çmimit Pulicer për vitin 2015-të, si dhe për vitin 2016-të për tema projektuese lidhur me sistemin juridik të Amerikës. Ai punon për “Nju Jork Tajms” prej vitit 2008-të. Përveç Gebelof, trajnues do të jenë edhe redaktorët e Meta.mk, Goran Rizaov dhe Bojan Bllazhevski.

Për trajnimin mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë më moshë deri 29-vjeç, të cilët vijnë nga rajoni i Shkupit dhe Pollogut, nëpërmjet plotësimit të formularit: KËTU.

Trajnimi do të mbahet prej 8 deri më 10 shkurt në Shkup dhe do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Ky trajnim është pjesë e programit “Gazetari për gjeneratën e re: Program për trajnim mediatik” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Përmes punëtorive, punës praktike dhe vizitës studimore në SHBA, ky program do t’u sigurojë gazetarëve të rinj shkathtësitë e nevojshme për raportim cilësor duke përdorur të dhëna dhe fakte të verifikuara, do t’i prezantojë ata me aplikimin e mjeteve digjitale ekonomike ose me mjete me kod të hapur në punën e tyre dhe do u mundësojë të lidhen me kolegë me mendime të ngjashme për të shkëmbyer ide rreth problemeve të përbashkëta dhe zgjidhjeve të mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button