Kundërspin: Bojkoti i komisionit parlamentar “për bombat” si protestë për shkak të publikut të privuar është spin

Nëse gjatë gjithë kohës që vazhdojnë kërcënimet me bomba VMRO-DPMNE komunikon me opinionin se për këtë fajin e ka paaftësia e pushtetit dhe paaftësia e MPB-së, dhe në të njëjtën kohë kërkon informata më të detajuara, të cilat kur kanë mundësi t`i marrin, bojkotojnë seancën, vetëm se është klasifikuar si sekret shtetëror, atëherë kjo mospërputhje e paraqitur si protestë për shkak të opinionit të privuar, mund të vlerësohet si spin, transmeton Vërtetmatësi.

Shkruan: Teofil Blazhevski

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, e ftuar në një emision debatues, dha një deklaratë lidhur me bojkotin e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, në të cilin deshifrohet spin:

Spin: Nuk kemi dashur t’i japim legjitimitet Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili paraprakisht ishte marrë vesh që të jetë i mbyllur, dhe është mbledhur me kërkesë të numrit më të madh të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Përpos ngjarjeve me kërcënime me bomba nëpër shkolla, na interesoi edhe çfarë po ndodh me partizimin në Ministrinë e Brendshme, çfarë po ndodh me pasaportat e lëshuara për kriminelët e botës së bardhë. Ne kemi besuar se seanca nuk duhet të mbyllet, sepse publiku ka të drejtë të dijë dhe të diskutohet për temat, tha Stojanoska.

[BurimiVMRO-DPMNЕ/ueb; Data – 27.12.2022]

Kundërspin: Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska, deputeti i GROM-it Ljupço Prenzov, por më parë edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, komunikojnë në publik me shpjegime se pse e bojkotuan Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri për një temë që ata këmbëngulën vetë, gjë që së paku mund të vlerësohet si jokonsistente, dhe mund të konsiderohet si shtrembërim i së vërtetës, gjegjësisht spin.

Bëhet fjalë për seancën në të cilën MPB-ja e përfaqësuar nga Oliver Spasovski, me kërkesë të grupit të përmendur parlamentar, iu referua aktiviteteve të ndërmarra nga hetimi i kryer nën patronatin e MPB-së për sinjalizuesit e kërcënimeve me bomba, diçka që ka qenë e përditshme për më shumë se dy muaj, ekskluzivisht në ditë pune.

Në sqarimin e parë, të cilin e kishte bërë të ditur menjëherë pas bojkotit të hënën, më 25 dhjetor 2022, deputeti Brane Petrushevski, thuhet se vetë fakti që Spasovski i klasifikoi materialet në nivelin e sekretit shtetëror tregon se kreu i krimit të organizuar ishte në Ministrinë e Punëve të Brendshme:

“Sot u vërtetua se kreu i krimit të lartë të organizuar është në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme. Menduam se seanca mund të ndahej në dy pjesë, pra në pjesën e parë të diskutonim për çështje të hapura, të cilat nuk duhet të klasifikohen. Kemi kërkuar të diskutojmë se si është e mundur që Ministria e Brendshme të mos ketë kapacitete për të zbuluar kërcënimet e rreme me bombë. Kemi kërkuar që të jetë temë për diskutim dhe në pjesën e dytë të diskutohen të gjitha informacionet që ministri i konsideron të klasifikuara, por propozimi ynë nuk u pranua.

Ikin nga përgjegjësia dhe nga publiku. Informacioni i dhënë nga ministri është i klasifikuar. Ne presim të dimë që shteti ka marrë masa, por fakti që ata kërkojnë mbylljen e seancës mund të na bëjë të mendojmë se nuk është ndërmarrë asgjë. Diçka që nuk duhet të klasifikohet është e klasifikuar”.

Nga vetë arsyetimi – fillimisht le të flasim publikisht për paaftësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të zbuluar alarme të rreme për bomba, e më pas për informacionet e klasifikuara – shihet absurditeti i argumentit, sepse e gjithë tema është një dhe njëjtë. Si për kapacitetet ashtu edhe për aktivitetet e ndërmarra.

Si në shpjegimin e tij ashtu edhe në shpjegimin e Stojanoskës dhe të Prenxhovit, thuhet se arsyeja kryesore e bojkotit është publiku i privuar. Por nëse merret parasysh se kërkesa për informim nga vetë Komisioni është me iniciativë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilës iu bashkua edhe LSDM-ja, nëse merret parasysh se organet e administratës shtetërore kanë të drejta me ligj për të përcaktuar shkallën e fshehtësisë së disa informacioneve dhe nëse merret parasysh se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme për detaje nga vetë hetimi – veprime të ndërmarra, të cilat mund të përfaqësojnë informacion për sinjalizuesit, logjika thotë se arsyetimi i bojkotit është mospërputhje dhe sin.

Arsyeja për një mospërputhje dhe spin të tillë mund të jetë në drejtim të anulimit të një matrice apo shablloni në informimin e opinionit nga VMRO-DPMNE gjatë gjithë kohës pas shfaqjes së kërcënimeve – paaftësia e MPB-së, paaftësia e Spasovskit, paaftësia e qeverisë së udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski etj. Edhe pse në pamje të parë mund të duket si një retorikë logjike e një partie në opozitë – një kritikë e përditshme ndaj kundërshtarit politik – në një epokë dezinformimi dhe gjysëm informacionesh, ajo ndihmon në qëllimin përfundimtar të sinjalizuesve anonime, frikës dhe panikut mes qytetarëve dhe bllokimit të funksionimit në shoqëri. Vetëm një kronologji e vogël e ngjarjeve nga mesi i këtij muaji e deri më tani, mund të tregojë argumente për tezën e vendosur.

Lufta hibride – VMRO-DPMNE thotë, ndoshta është, por…

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi për herë të parë se ishte një luftë hibride më 13.12.2022, duke shtuar se “është pothuajse absolutisht e pamundur të zbulohet se nga vjen paralajmërimi”. Në të njëjtën ditë, njëri nga analistët e sigurisë e drejtoi gishtin nga Rusia (Ismet Ramadani në të njëjtin tekst), dhe një analist dhe profesor tjetër i sigurisë, i cili beson se nuk mund ta përjashtojë një pretendim të tillë, beson se “subjektet e caktuara politike, pavarësisht nëse është nga Maqedonia apo nga vendet fqinje, përdorin metoda të tilla moderne të mjeteve hibride të destabilizimit për të arritur qëllimet politike” (Stefan Budxhakovski, i njëjti në tekstin e Radios Evropa e Lirë).

Një ditë më parë më 12 dhe po atë ditë më 13 dhjetor 2022, VMRO-DPMNE vazhdoi me narrativën se pushteti është i paaftë të sigurojë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve. Në të njëjtën ditë, më 13 dhjetor, për herë të dytë, kjo parti flet sërish për “kaos dhe panik” dhe se fajtor për këtë është Spasovski, i cili duhet menjëherë të japë dorëheqje.

Më 16 dhjetor përsërisin narrativën për paaftësinë e qeverisë për bombat, por tani me theksin se po koordinohen dhe kërkojnë ndihmë me vonesë dhe më 17 dhjetor e njëjta gjë, por për herë të parë me pranim nga VMRO DPMNE se kërcënimet me bombë “mund të jenë një sulm hibrid”. Një retorikë e tillë nga kjo parti vazhdoi edhe më 20 dhjetor, një ditë pasi Qeveria njoftoi se pas mbledhjes së Këshillit Koordinues të Shërbimeve të Sigurisë, është formuar një ekip operativ për trajtimin e kërcënimeve hibride. Dhe në të njëjtën ditë kur mbërriti informacioni se Bosnja dhe Hercegovina u bë objektivi i fundit i kërcënimeve anonime me bomba në rajonin e Ballkanit.

Heshtje për shpjegimet e ekspertëve

Karakteristikë e narrativave të tilla nga partia politike opozitare është se asnjë herë, në asnjë njoftim apo reagim të tyre, nuk i referohen pretendimeve të vazhdueshme të ekspertëve të fushës, se kërcënime të tilla janë vërtet shumë të vështira për t’u ekspozuar për shkak të natyrës së funksionimit të internetit. Këtë në mënyrë shumë të thjeshtë e ka përshkruar profesori i informatikës dhe kryetar i Odës së TIK-ut, profesor Dr. Orce Simov, gjatë një emisioni debatues në TV 24 më 15.12.2022. (rreth minutës së 13 në video). Nuk ka asnjë informacion të vetëm për pretendimet e profesorëve ekspertë të sigurisë si profesori dr. Metodi Haxhi Janev, i cili në një tekst autori shpjegon në detaje pse në përgjithësi, por edhe në vendin tonë, autoritetet e kanë të vështirë të merren me sulemet anonime në luftën digjitale. Partia asnjëherë nuk i ka komunikuar opinionit se presin që kërcënimet të jenë rajonale dhe më të gjera, siç dëshmojnë lajmet dhe analizat se ky është një fenomen që ndodh në të gjithë Ballkanin, ku përfshihen Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Kroacinë dhe siç është tashmë sqaruam edhe më lart, edhe në Bosnje.

Për shkak të mospërmendjes së këtij elementi të fenomenit të kërcënimeve, tendencë kjo që vazhdon edhe në reagimet e VMRO-DPMNE-së, mund të vlerësohet se partia opozitare komunikon me qytetarët me gjysmë informacione (paaftësia e pushtetit dhe Ministria e Brendshme), e cila krijon hapësirë ​​për përhapjen e dezinformatave.

Për shkak të argumenteve të lartpërmendura, mund të gjykohet se deklarata e Stojanoskës (por edhe e Prenxhovit dhe Petrushevskit) për arsyet e bojkotimit të komisionit parlamentar është spin. Nëse gjatë gjithë kohës që kërcënimet me bombë vazhdojnë, VMRO-DPMNE komunikon me opinionin se fajtor për këtë është paaftësia e pushtetit dhe paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në të njëjtën kohë kërkon informacion më të detajuar,të cilat kur u ofrohen, ata bojkotojnë seancën vetëm se është klasifikuar si sekret shtetëror, atëherë kjo mospërputhje e paraqitur si protestë për shkak të qasjes së kufizuar të opinionit publik, mund të vlerësohet si spin.

Mendimi i mësipërm nuk është aspak një amnisti për të gjitha vonesat sistematike që autoritetet i kanë bërë në këtë vend, përfshirë edhe atë të fundit, në lidhje me këtë çështje në përgjithësi – sigurinë digjitale, por edhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të miratuar në vitin 2018.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button