RMV, viti i ri me një tjetër transplant të mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore

Vitin e ri nisi me një tjetër transplant të mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore. Herët mëngjesin e sotëm në Klinikën Kirurgjike nisi eksplantimi i organeve, pasi pasditen e djeshme familja e një pacienti me vdekje truri dha pëlqimin për dhurim, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Dëshira e tyre për t’i dhënë dikujt jetë dhe shëndet, sot rezultoi me transplantin e një mëlçie, dy veshkash dhe indeve kockore. Falënderoj familjen në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan në 24 orët e fundit dhe vazhdojnë të punojnë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Dr.Bekim Sali.

Ai njëkohësisht shprehu falenderim për të gjitha ekipet mjekësore që orët e fundit punuan në përgatitjen e dhuruesit, recipientëve dhe në sallat e operacionit.

This slideshow requires JavaScript.

“Na gëzon faktir që gjithnjë e më shumë familje vendosin të dhurojnë organet dhe të shpëtojnë jetën e dikujt”.

Vitin e ri e nisëm me një akt njerëzimi dhe dashamirësie. Me shpresë dhe besim, theksoi Sali.

Në shtator të vitit 2021 në Klinikën për Urologji u zhvillua transplantimi i fundit  veshkash nga një donator i vdekur 28-vjeçar, kurse pranues ishte një djalë 22-vjeçar.

Duke filluar nga maji 2020 e deri më tani, janë kryer transplante nga 8 dhurues të vdekur, kurse janë transplantuar 5 zemra, 14 veshka, 1 ind kockor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button