Padi penale për ish-kryetarin e Negotinës, i dyshuar për “rregullim” tenderi

Një ish-kryetar i komunës së Negotinës, si dhe tre të punësua në komunë, sot kanë marrë kallëzim penal për një prokurim publik të kontestuar, në vlerë prej rreth 350 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Njësia e krimeve financiare pranë Sektorit për hetime kriminale në Departamentin për luftën e krimit të organizuar dhe serioz për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 353 paragrafi 5 i Kodit Penal në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka bërë kallëzim penal kundër katër personave, përkatësisht: V.A.(59), Z.L.(41), G.T.(37), tre nga Negotina dhe I.Z.( 40) nga fshati Negotinë”, informoi sot MPB.

Nga aty sqarojnë se katër të denoncuarit kanë favorizuar një kompani të caktuar gjatë realizimit të prokurimit publik.

“Përndryshe, personat e kanë kryer veprën penale në atë mënyrë që Z.L., punëtor i Komunës së Negotinës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Zbatimin e Prokurimit Publik, së bashku me G.T. dhe I.Z. të punësuar në Komunë, gjatë vitit 2014, duke mos kryer detyrat e tyre zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik. Ata, pa siguruar pëlqimin e Këshillit për Prokurim Publik, kanë lëshuar njoftim për prokurim për punë – racionalizimi dhe përmirësimi i rrjetit publik të ujësjellësit në zonën e Komunës së Negotinës”, thonë nga MPB.

Gjithashtu, të akuizuarit në njoftimin e prokurimit kanë dhënë kritere dhe teknologji që i referohet prodhimit specifik, duke përmendur kritere që diskriminojnë dhe kufizojnë konkurrencën dhe e kanë publikuar pa specifikuar saktësisht se cilat pozicione dhe çfarë do të kryhen.

Në këtë mënyrë, të tre, në kundërshtim me ligjin, kanë zhvilluar një procedurë për prokurimin publik dhe kanë përgatitur një raport në të cilin kanë bërë propozimin për ofertën më të favorshme për të zgjedhur një ofertë specifike nga një grup ofertuesish, thonë nga MPB.

Nga Ministria sqarojnë edhe rolet e të akuzuarve në kryerjen e dyshuar të veprës penale.

“I denoncuari V.A., në cilësinë e kryetarit të atëhershëm të Komunës së Negotinës, veprën penale e ka kryer duke mos kryer detyrën zyrtare, edhe pse ka qenë i detyruar të marrë Vendim të posaçëm për përgatitjen e një projekti bazë, mbi bazën e të cilit do të lëshohej kontrata e prokurimit, dhe ndonëse ka pasur obligim të shoh se procedura nuk është kryer në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik, ai në kundërshtim me dispozitat e Ligjit ka marrë Vendim për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm dhe në emër të Komunës së Negotinës, me një grup ofertuesish, më 29.08.2014, ka lidhur kontratën për projektimin dhe kryerjen e punëve për racionalizimin dhe përmirësimin e sistemit publik të furnizimit me ujë në Komunën e Negotinës me vlerë e përgjithshme e kontratës prej 21.237.740 denarë (ose 345.330 euro).

Me veprime të tilla të inkriminuara dhe duke mos vepruar në përputhje me kompetencat e tyre zyrtare, të pandehurit kanë kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 353 paragrafi 5 i Kodit Penal, duke u mundësuar personave juridikë të përfitojnë dobi pasurore kundërligjore në vlerë të përgjithshme prej 21.237.740 denarë”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button