Tetova gjatë vitit 2022, çdo të tretën ditë me ajër të ndotur

Raportet mujore të sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit të ambientit për Tetovën tregojnë se në vitin 2022 ka pasur 108 ditë me ajër të ndotur, përkatësisht tejkalim të vlerës kufitare të lejuar të grimcave PM10 prej 50 mikrogramë për metër kub, shkruan SlobodenPeçat, transmeton Portalb.mk.

Sipas standardeve botërore shëndetësore, në një vit kalendarik nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.

Më së shumti, ose 24 ditë, kishte në dhjetor 2022, ndërsa në nëntor dhe janar 2022 kishte nga 21 ditë, ndërsa shkurti me 20 ditë. Sipas raportimeve, vërehet se gjatë vitit të kaluar muajt e dimrit kanë qenë kryesisht ditë me ndotje të ajrit, ndërsa në pranverë dhe verë ka pasur disa muaj pa asnjë ditë të ndotjes së ajrit. Kështu, në maj, qershor, korrik dhe shtator nuk u tejkalua pragu i grimcave PM10 prej 50 mikrogramë për metër kub. Në gusht kishte një ditë kur ajri ishte i ndotur, ndërsa në tetor dy ditë, por edhe nëntë ditë kur nuk kishte matje të ajrit.

Specialisti i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë, dr. Ratko Davidovski, thotë se situata përsëritet çdo vit dhe se në dimër do të vazhdojmë të kemi ditë të ndotura përderisa nuk ka ndryshim rrënjësor në mënyrën e ngrohje.

Nuk kemi çfarë të shpikim, duhet të shfrytëzojmë përvojat në vendet e Evropës Perëndimore, ku ndotja e ajrit në dimër është zgjidhur dhe kapërcyer me gazifikimin. Zgjidhje për Tetovën është gazifikimi. Vetëm gazifikimi sepse 70 deri në 80 për qind e banesave ngrohen me lëndë djegëse fosile. Në vitin 2015, kishim një projekt ku Instituti i Shëndetit Publik nga Finlanda na prezantoi një pasqyrë nga një bazë të dhënash nga viti 1962 kur u prezantua gazifikimi, si qyteti ishte në tym të plotë dhe si u zhduk më vonë me përdorimin e gazit për ngrohje”, Davidovski.

Këto ditë në Tetovë ka edhe mjegull të dendur, e cila paraqet rrezik shtesë për njerëzit për shkak të pranisë së grimcave PM10.

Mjegulla vepron si kapak nga lart në Tetovë dhe kështu ndotja e ajrit theksohet edhe më shumë. Thjesht, mjegulla nuk lejon lëvizjen e ajrit, nuk ka erë, nuk ka ventilim, PM10 thjesht ngjitet dhe të gjitha organet janë në rrezik. Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur ka pasoja të rënda shëndetësore, shpjegon dr Davidovski.

Në vitin 2021, raportet mujore të sistemit shtetëror për monitorimin automatik të cilësisë së ajrit të ambientit për Tetovën treguan se ka pasur 132 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht tejkalim të vlerës kufitare të lejuar të grimcave PM10 prej 50 mikrogramë për metër kub. Në vitin 2020, nga 366 ditë, 138 kanë qenë me ajër të ndotur në Tetovë. Banorët e Tetovës janë përballur më së shumti me ajër të ndotur në vitin 2015, duke pasur parasysh se prania e lartë e grimcave të dëmshme PM10 ka pasur edhe në 350 nga 365 dit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button