Interi arrin marrëveshjen me Behramin

Inter-Valon Behrami, një bashkëpunim që pritet të nisë brenda pak ditësh. Mesfuishori me origjinë shqiptare duket vetëm një hap larg skuadrës zikaltër që ka arritur marrëveshjen verbale me lojtarin e kombëtares zviceriane.

Këtë fundjavë, drejtori teknik i skuadrës milaneze, Piero Ausilio dhe agjenti i lojtarit, Fali Ramadami, u takuan, duke arritur në një pikë të përbashkët, transmeton Supersport.

Behrami është një prej emrave më të ndjekur nga trajneri Walter Mazzarri dhe në këtë mënyrë drejtuesit e shoqërisë duken të vendosur pë të finalizuar operacionin brenda pak ditësh edhe me Napolin që zotëron kartonin e 29-vjeçarit.

Gjithsesi, shoqëria e De Laurentiis ka dhënë sinjale se nuk do të dorëzohet lehtë duke kërkuar të paktën 10 milionë Euro për të lënë të lirë lojtarin. Oferta fillestare e Interit shgkon deri në 6 milionë Euro por me një raund tjetër bisedimesh, palët mund të takohen në një pikë të mesme që në shbiofra konkrete do të thotë rreth 8 mln Euro.

Behrami u transferua te Napoli në vitin 2012 pas një eksperience pozitive në Toskanë me Fiorëentinën. 29-vjeçari i lindur në Mitrovicë ka zhvilluar vetëm 48 takime me skuadrën e kaltër.

Lajme të ngjashme

Back to top button