RMV, mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të paguhet më 12 janar

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 12 janar, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), transmeton Portalb.mk.

Nesër do të publikohen listat e përfituesve të mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike.

Lista e përfituesve të së drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, kompensimit të veçantë, dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesve të kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër me ndryshime të përhershme të gjendjes shëndetësore pa pasur nevojë për kontroll dhe që nuk përdorin të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar. Ueb-faqja e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor do të publikojë listën e shfrytëzuesve të pensionit në shumë jo më të lartë se 11.525 denarë në muaj, përkatësisht në shumë jo më të lartë se 14.000 denarë në muaj, si dhe të shfrytëzuesve të së drejtës për kompensimin e dëmit fizik.

Lista e personave të papunë – përfitues të së drejtës së sigurimit material në formë kompensimi monetar do të publikohet në faqen e Agjencisë së Punësimit.

Nëse personi nuk është në listë, dhe vlerëson se i plotëson kushtet, në afat prej tri ditësh nga dita e publikimit të listave, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet për mbështetje financiare në MPPS. Ankesa dorëzohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose në adresën elektronike [email protected].

Tre ditë nga dita e publikimit të listave të përfituesve të fondeve monetare për mbështetje financiare për përballimin e krizës energjetike, ato do të hiqen nga ueb-faqet e institucioneve, njoftojnë nga MPPS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button