Lodhje, të përziera, gulçim: Këto simptoma mund të tregojnë për sëmundje të veshkave – mos i injoroni

Kur veshkat janë të sëmura, ato nuk mund të kryejnë funksionin e tyre, që është kryesisht filtrimi i suksesshëm i mbetjeve dhe lëngjeve të tepërta nga gjaku. Sëmundja e veshkave është gjendje serioze që mund të çojë në probleme shumë më serioze, shkruan Panacea.

“Mbetjet dhe lëngjet e tepërta të hequra nga veshkat bëhen urinë dhe urina udhëton drejt fshikëzës ku do të ruhet derisa të shkoni në tualet. Nëse veshkat janë të dëmtuara, ato nuk mund të filtrojnë gjakun siç duhet. Rezultati mund të jetë grumbullimi i mbetjeve në trup, si dhe probleme të tjera që mund të dëmtojnë shëndetin”, shpjegojnë mjekët e Johns Hopkins.

Simptomat e sëmundjes së veshkave mund të ndryshojnë në varësi të sa serioze është gjendja, por shpesh këto janë ato që shfaqen:

ËNJTJA E KËMBËVE DHE KYÇEVE

Ka shumë arsye pse ndodh kjo, por njëra është se kur veshkat nuk punojnë siç duhet, ato nuk janë në gjendje të nxjerrin lëngjet e tepërta nga trupi dhe kjo mund të grumbullohet në inde dhe kështu të çojë në ënjtje. Kur veshkat janë të sëmura, ka një probabilitet të lartë që natriumi dhe kaliumi i tepërt të grumbullohet në trupin tuaj, gjë që nga ana tjetër shkakton mbajtjen e ujit në trup, duke rezultuar në ënjtje të këmbëve, kyçeve të këmbëve dhe madje edhe zonës rreth syve. Mbajtja e lëngjeve te njerëzit me sëmundje të veshkave mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut.

LODHJE DHE DOBËSI

Ka disa arsye pse mund të shfaqet kjo simptomë. Nëse veshkat tuaja nuk funksionojnë siç duhet, toksinat dhe materialet e tjera të mbeturinave fillojnë të grumbullohen në trup, dhe këto mund të ndikojnë në metabolizmin dhe kështu të ndikojnë në lodhje. Ekziston edhe anemi, e cila mund të ndodhë për shkak të prodhimit më të ulët të hormonit eritropoietin dhe kur veshkat janë të sëmura, ato nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm. Anemia do të ndikojë natyrshëm në ndjenjat e lodhjes dhe dobësisë.

NUK SHFAQET NEVOJA PËR URINIM TË SHPESHTË

Pra, veshkat janë përgjegjëse për prodhimin e urinës dhe kur ato nuk funksionojnë siç duhet, sasia e urinës së prodhuar mund të jetë më e vogël sepse ato do të filtrojnë mbetjet nga gjaku dhe do ta eliminojnë atë nga trupi, por kur nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë do të ketë më pak prodhim të urinës. Dr. Gregory Kvayal, urolog, thekson se numri i vizitave në tualet varet nga zakonet dhe madhësia e fshikëzës. Ai shpjegon se si fshikëza mund të mbajë deri në 800 ml lëngje te meshkujt dhe deri në 600 te femrat. Zakonisht do të sinjalizojë se duhet të zbrazet kur të arrijë kapacitetin 50 për qind.

NDRYSHIMET NË NGJYRËN E URINËS

Sëmundja e veshkave mund të shkaktojë ndryshime në pamjen e urinës, duke përfshirë ngjyrën dhe trashësinë. Përsëri, bëhet fjalë për filtrimin e mbetjeve nga gjaku që largohen nga trupi në formën e urinës. Kur veshkat janë të sëmura, kjo punë nuk do të bëhet siç duhet. Urina mund të ndryshojë ngjyrën ose të bëhet e turbullt.

TË PËRZIERA DHE TË VJELLA

Grumbullimi i mbeturinave në trup mund të shkaktojë nauze dhe të vjella. “Në fillim veshkat janë të heshtura, simptomat shfaqen shpesh kur tashmë janë mjaft të dëmtuara. Shumë prej tyre nuk kanë simptoma derisa sëmundja të përparojë. Gjaku në urinë është e vetmja mënyrë për të kuptuar se është sëmundje e veshkave”, thonë mjekët e Johns Hopkins.

FRYMËMARRJE E SHKURTËR

Sëmundja e veshkave mund të ndikojë gjithashtu në grumbullimin e lëngjeve në mushkëri, gjë që mund të çojë në gulçim, simptomë e zakonshme që mund të zbulojë probleme të tjera shëndetësore Simptomat mund të jenë të rënda ose të lehta, kështu që vështirësitë në frymëmarrje mund të shoqërohen me probleme të tilla si dhimbje gjoksi dhe kollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button