Ndarja e pushtetit zhvesh lakuriq ambiciet e dështuara të BDI

Ndarja e shumë pritur e pushtetit, nuk sjell ndonjë gjë të re sa i përket ambicieve të fryra të BDI-së. Qeveria e re krijon pak hapësirë institucionale, duke minimizuar kapacitetin politik të BDI-së.

Perceptimi për ndryshimet është fare “kozmetik”,  ndërkohë përfaqësimi mbetet në nivelin e mediokritetit më primitiv intelektual. Këtë perceptim e ndajnë disa analist, si Afrim Gashi.

“Edhe me tej mbetet në pah figurat e njëjta, kuadrot e dëshmuara si të dështuara dhe nuk u la asnjë hapësirë për kuadrot e reja cilësore që padyshim i kanë shqiptarët, rrjedhimisht i ka edhe kjo parti”, thotë Gashi.

Resorë të parëndësishëm të betonuar më njerëz të njëjtë, kështu i ka cilësuar Ismail Sinani, pritshmëritë e dështuara të BDI-së.

“Tashmë është betonuar teza se individë të caktuar në këtë parti kanë filluar të fosilizohen dhe ç‘është më e keqja, askush nuk mendon se ato fytyra tashmë të vjetra, duhet të ikin”, thotë për Portalb, Ismail Sinani.

Analisti Xhelal Neziri, për Portalb, thotë se qeveria e re është kryekëput një vazhdimësi e asaj që kemi pasur deri më tani si nga aspekti i politikave ashtu edhe nga ai kadrovik.

“BDI ka gati të njëjtat resorë, në përjashtim të rokadës që bëri me çrrastë mori Arsimin dhe lëshoi Mbrojtjen. E vetmja risi në qeverinë e re do të jenë emrat anonimë të disa ministrave”, thotë Xhelal Neziri.

“BDI dështoi të marrë ndonjë resor të rëndësishëm shtetëror, edhe pse ishte një ndër premtimet bazike të kësaj partie. Madje, Ahmeti në disa raste ka paralajmëruar këtë. Por, tash shihet se kapaciteti i BDI-së është dukshëm më i vogël sesa ambiciet e saja”, thotë Xhelal Neziri.

Për analistin Albert Musliu, Ministria e Arsimit megjithatë është më e rëndësishme se sa Ministria e Mbrojtjes. Në Ministrinë  Arsimit sipas tij mund ët zhvillohen disa reforma që mund të jenë më me interes për shqiptarë.

Albert Musliu për Portalb thotë se sa i përket reformave të premtuara, tani më duhet të pritet elaborimi që do t’i bëjë kryeministri Gruevski programit qeveritarë në ekspozenë e tij para deputetëve.

“Në ekspozenë e kryeministrit Gruevski duhet të shohim se në çfarë niveli ka arritur harmonizimi I platformave të të dy partive që bëjnë qeverinë. Deri më tani ka pasur dy platforma të të dy partive fituese, ndërsa këto platformë tash më përbëjnë programin e  qeverisë, prandaj duhet ët shohim ekspozenë e kryeministrit për të dhënë një vlerësim për rëndësinë e dikastereve”, thotë Albert Musliu.

Kjo qeveri duket se është një vazhdimësi e asaj që kishim deri më tani. Si nga aspekti i politikave ashtu edhe nga ai kadrovik. BDI ka gati të njëjtat resorë, në përjashtim të rokadës që bëri me çrrastë mori Arsimin dhe lëshoi Mbrojtjen. E vetmja risi në qeverinë e re do të jenë emrat anonimë të disa ministrave.

BDI dështoi të marrë ndonjë resor të rëndësishëm shtetëror, edhe pse ishte një ndër premtimet bazike të kësaj partie. Madje, Ahmeti në disa raste ka paralajmëruar këtë. Por, tash shihet se kapaciteti i BDI-së është dukshëm më i vogël sesa ambiciet e saja.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk pritet kurgja nga te humburit.Aliu me shok jane tu pa andrra.Po dojn te integrohen,integrim nuk ka sipas nje gojdhane ishin pas be miq nje gjarper dhe nje fukara.Kishin be nje marveshje nje liter tamel me ja cu gjarperit ne mengjez ai ja kish dhan nje lire.Nje dit plaku skishte muje i thot te birit coja tamlin por mos e nguc.Por gjali thot pse se mis dhe ja marr lirat.Mundohet me mit por vetem bishtin ja kput ,kurse ai e kafshon dhe djali vdese.Por fukaraja ne pamundsi jetese i shkon gjarprit i lutet me vazhdu miqsin.Gjarpri i pergjigjet un pa bisht dhe ti pa djal miqsi mese neve ska.Pra zotri ali ameti mos harro se dikush ka mbet pa djal e ti me maqedonet po don te integrohemi e ke gabim,por kolltuku ta ka prish mendjen vetdisohu ose shko nga erdhe.

Back to top button