Komiteti Ushtarak i NATO-s takohet më 18-19 janar, do të bisedohet për Kosovën

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të mblidhet më 18-19 janar në Bruksel, ndërsa ndër të tjera do të bisedohet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, raporton Koha.net.

Takimi, siç njofton faqja zyrtare e NATO-s, do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, ndërsa do të marrin pjesë 32 ministrat e mbrojtjes dhe po ashtu homologët e tyre nga Finlanda e Suedia.

Në ditën e dytë të takimit, më 19 janar, ministrat e mbrojtjes do të takohen me partnerët operativë të forcës KFOR – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.

“Situata do të koncentrohet për situatën në terren, për gjendjen e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button