PD: Rama po ia lë pushtetin krimit

Partia Demokratike ka denoncuar sërish emërimin sipas saj të elementëve të inkriminuar në drejtimin e institucioneve vendore.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD Laura Vorpsi i është refueruar caktimit të një personi, sipas saj të dënuar nga drejtësia italiane për rrëmbim personi.

“Ndërkohë që vazhdon turizmin në Bienalen e Venecias, Edi Rama i ka lënë drejtimin e Vlorës një elementi me preçedentë të rrezikshëm kriminal. Përgjimet që i janë bërë këtij personi nga policia italiane janë tipike banditeske. Ato janë publikuar në mediat italiane si “La Repubblica”. Rama po kriminalizon pushtetin, të cilin ia dhanë qytetarët e këtij vendi”, ka thënë Vorpsi. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button