Radev ia dorëzoi mandatin e dytë qeverisës partisë së ish-kryeministrit bullgar Kirill Petkov

Tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë partisë “Vazhdojmë me ndryshimin” (PP), njoftoi media bullgare online mediapool.bg.

Mandati i parë iu dha GERB-it, partisë së ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov, por nuk u formua qeveri e qëndrueshme politike pasi mandatari Nikollaj Gabrovski nuk u pranua nga parlamenti bullgar në mesin e muajit të kaluar. Atëherë nuk u votua fare për qeveri, sepse në votimin e parë parlamenti e refuzoi Gabrovskin si kandidat për kryeministër.

Me mbështetjen e GERB-it, më pas DPS-së, e cila ka qenë partnere e GERB-it për dekada, si dhe e reja “Ngritja Bullgare”, për Gabrovskin u arritën vetëm 113 vota, kundrejt 125 “kundër”, nga partitë PP, Partia Socialiste Bullgare (PSB), Bullgaria Demokratike (BD) dhe “V’zrazhdane” (Rilindja).

Nikolaj Denkov, i cili është kandidati për kryeministër i PP-së, sot ka marrë mandatin e dytë për të formuar qeverinë. Kjo parti përndryshe bashkëpunon ngushtë me DB-në dhe janë në të njëjtën linjë politike dhe në qeverisjen e mëparshme politike të dyja partitë kanë pasur më së shumti portofol.

Denkov ka një javë kohë për të propozuar kabinet qeveritar ose për të kthyer mandatin.

Siç shkruan mediapool.bg, nëse Denkov do të arrijë të formojë qeveri varet nga GERB, sepse partitë që mbështesin PP, PSB, BD dhe Ngritja Bullgare nuk kanë shumicën për të zgjedhur vetë qeverinë. Që të ndodhë kjo, deputetët e GERB-it do të duhej të mbështesnin mandatin e PP-së, gjë që ndoshta nuk do të ndodhë, kështu që do të duhet të shkohet në “shansin e tretë”, pra që Radev t’i japë mandat për të formuar një qeveri për të tretën herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button