Sulm në burgun e Meksikës, 19 të vdekur

Një sulm në një burg në qytetin kufitar meksikan të Juarez la 19 të vdekur dhe mundësoi që kreu i kartelit të arratisej së bashku me dymbëdhjetë të burgosur të tjerë, thanë autoritetet të hënën, raporton Ruters.

Një grup i armatosur, që udhëtonte me automjete të blinduara, filloi sulme pothuajse të njëkohshme në burg dhe stacionin e policisë bashkiake, tha në një konferencë shtypi Ministri i Mbrojtjes Luis Crescencio Sandoval.

Autoritetet thanë se sulmi i së dielës në mëngjes kishte përkuar me përgatitjet për vizitat e Vitit të Ri. Ata fillimisht thanë se numri i të vdekurve ishte të paktën 14, por deri të hënën, tha Sandoval, ky numër ishte rritur në 19: 10 roje, shtatë të burgosur dhe dy sulmues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button