Dëshira të vjetra për probleme të vjetra në Vitin e Ri 2023, këto janë prioritetet e qytetarëve për komunat e tyre

Komunat në mbarë vendin ende përballen me probleme bazike, për të cilat kërkojnë zgjidhje. Qytetarët përmes një ankete të realizuar nga Forumi për Dialog Qytetar, shpalosën prioritetet e tyre për vitin 2023, të cilat janë po të njëjtat me ata të viteve paraprake. Mes tjerash, ata kërkojnë mjedis të pastër, infrastrukturë më të mirë, por edhe rend në urbanizëm dhe shërbime komunale cilësore, shkruan Portalb.mk.

Komunat në të cilat u realizua anketa anonime janë Tetova, Struga, Manastiri, Shtipi, Kriva Pallanka, Sveti Nikole, Demir Hisari, Krusheva dhe Komuna Qendër. Më poshtë i transmetojmë rezultatet dhe prioritetet e qytetarëve në komunat përkatëse.

Qytetarët e Komunës së Tetovës kërkojnë:

  • Përmirësim të higjienës në rajonet rurale.
  • Zgjidhjen e problemeve me komunikacionin. (Më shumë parkingje, shtigje për këmbësorët dhe çiklistët. Transport më i mirë publik për zvogëlim të përdorimit të automjeteve.
  • Procedura transparente për miratimin e PDU-ve. Me konsultime dhe përfshirje të qytetarëve.
  • Kushte më të mira në kopshte.
  • Menaxhim të përmirësuar me mbeturinat. (Mbledhje e rregullt, më shumë kontejnerë dhe osha për mbeturinat, mundësi për klasifikim dhe riciklim).
  • Përmirësim të kapaciteteve komunale.
  • Përmirësim të komunikimit dhe përfshirje të qytetarëve. (Faqja e internetit, ditë të hapura, tubime dhe evenimente publike).

Qytetarët e Komunës së Strugës kërkojnë:

  • Zgjidhje të problemit të furnizimit dhe ujit të pijshëm. (Infrastruktura ekzistuese është e vjetër, komuna dhe kompania publike duhet të marrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi).
  • Zgjidhje të problemit të qenve endacakë dhe kujdesi i tyre. (Problemi është urgjent dhe duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit të institucioneve kompetente, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve).
  • Përmirësim të komunikimit të komunës me qytetarët dhe përfshirja e tyre në krijimin e politikave lokale. (Qytetarët presin përmirësim të faqes së internetit, mjete online për komunikim, ditë të hapura, takime publike, diskutime publike etj).

Qytetarët e Komunës Qendër kërkojnë:

  • Zgjidhje të problemeve të trafikut, transporti publik më i mirë dhe reduktimi i përdorimit të automjeteve.
  • Përmirësim të higjienës së zonave publike.
  • Menaxhim më të mirë me mbeturinat.
  • Parqe të reja dhe më shumë zona të gjelbra.
  • Rishikim të PDU-ve ekzistuese. Procedura transparente për miratimin e PDU-ve (konsultime dhe përfshirje e qytetarëve).
  • Transparencë në miratimin e PDU-ve.
  • Përmirësim të komunikimit dhe përfshirje të qytetarëve.
  • Përmirësim të shërbimeve komunale për qytetarët.
  • Rivitalizim të komuniteteve urbane.
Shkup, shkupi, analiza ekonomike, analize, arbnora, shkupi, lajm kryesor
Foto arkiv: Portalb.mk

Qytetarët e Komunës së Manastirit kërkojnë:

  • Përmirësim të infrastrukturës rrugore lokale.
  • Një studim të ri të komunikacionit për komunën e Manastirit me shtigje të integruara për biçikleta
  • Plani të ri të Detajuar Urban për komunën e Manastirit
  • Hapje të qendrës rinore si qendër burimore për të rinjtë nga Manastiri.

Qytetarët e Komunës së Shtipit kërkojnë:

  • Zgjidhje të problemit me rrjetin e vjetër të ujësjellësit dhe presionin e ujit në zonat e larta të qytetit.
  • Higjienë më të mirë dhe menaxhim me mbeturinat. (Përmirësimi i punës së ndërmarrjeve publike kompetente. Riciklimi i mbetjeve).
  • Përfundim të bulevardit “Partizanska” nga AMD deri në lagjen Babi.
  • Ndërtim të garazheve shumëkatëshe dhe më shumë hapësira parkimi në zonën qendrore të qytetit.
  • Ndërtim të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.
  • Parqe, kënde lojërash dhe uniforma për nxënësit e shkollave fillore.
  • Përmirësim të shërbimeve komunale për qytetarët.
  • Krijimin e këshillit lokal ekonomio-social.

Qytetarët e Komunës së Krushevës kërkojnë:

  • Rikonstruim të rrugëve në qytet dhe vendet më të mëdha.
  • Furnizim më të mirë me ujë në të gjithë territorin e komunës.
  • Legalizim të stacionit të pompimit në fshatin Norovë.
  • Zhvillim të turizmit malor – shtrimi i shtigjeve për çiklizëm.
  • Hapje të qendrës rinore.
  • Renovim dhe zgjerim të shkollës në fshatin Aldanci.
  • Rikonstruim të qarkores afër Hotel Montana.
  • Rikonstruim të rrugës Vërboec – Shën Mitrani – Krivogashtani.
  • Muret mbajtëse në rrugën Niko Doaga.
  • Përmirësim të klimës së biznesit – krijim të vendeve të punës për të rinjtë në Krushevë.

Qytetarët e Komunës së Demir Hisarit kërkojnë:

  • Ndërtimi të trotuareve në rrugën 1 Maji në Demir Hisar.
  • Rikonstruim të rrugës 11 Tetori.
  • Asfaltimi të rrugëve në Kutretino, Vardino dhe Suvodol.
  • Tre kënde lojërash shumëfunksionale në Vardino, Sopotnicë, Slepce.
  • Ndërtim të rrjetit të kanalizimit në rrugët Bitollska dhe 11 Tetori.
  • Rindërtim të plotë të parkut të qytetit në Demir Hisar.
  • Vendosje të ndriçimit të ri rrugor në rrugët Bitollska dhe 1 Maji.
  • Ndërtim të rrjetit të ri të ujësjellësit në fshatin Slepce.
  • Rindërtimi të rrugëve në Pribilc dhe Slepce.

Qytetarët e Komunës së Sveti Nikoles kërkojnë:

  • Mirëmbajtje të rrugëve. (Asfaltimi i rrugëve dhe riparimi i gropave).
  • Zgjidhje të problemeve të trafikut. (Më shumë parkingje, ndërtimi i shtegut për biçikleta dhe këmbësorë për në Gorobinci dhe një shteg i rregulluar në Gjurishtë. Transport publik i subvencionuar dhe futja e transportit publik në vendet ku ende nuk ka.)
  • Zona të reja të gjelbra dhe rekreative. (Parqe të reja, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për të gjitha moshat, amfiteatër në natyrë, etj).
  • Higjienë më të mirë komunale dhe menaxhim të mbeturinave (Grumbullimi i rregullt, vendosja e kontejnerëve dhe koshave të plehrave, riciklim, pastrim i deponive ilegale.)
  • Përmirësim të komunikimit dhe shërbimeve komunale për qytetarët.

Qytetarët e Komunës së Kriva Pallankës kërkojnë:

  • Selektim dhe përpunim të mbeturinave.
  • Zgjidhje e problemeve të trafikut dhe transportit publik. (Rregullimi i parkingjeve, trotuareve, mënyra e qarkullimit në një drejtim, rindërtimi i rrugëve, largimi i automjeteve të dëmtuara, futja e transportit publik lokal në vendbanimet rurale.)
  • Ndërtim të kanalizimit të ujërave atmosferike dhe fekale. (Analiza dhe përgatitja e një studimi për një impiant trajtimi.)
  • Ndërtim të stacionit për qentë e endacakë.
  • Pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve. (Rivitalizimi i komuniteteve lokale, komunikimi me këshilltarët, transmetim cilësor i seancave, më shumë debate publike.)
  • Më shumë mbështetje për të rinjtë. (Kënde lojërash për fëmijë, edukim për dhunën e bashkëmoshatarëve, biznese fillestare, etj.)

Këto rezultate dolën nga hulumtimet e Forumit për dialog qytetar, i cili përbëhet nga organizatat joqeveritare Infocenter, MKC – Manastir, Multikultura, Glasen Tekstielec, QKK Strugë, IQG Sveti Nikollë, Spektar, CRM dhe Idea Plus.

Përndryshe, komunat në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me një sërë problemesh dhe çështjesh të cilat duhet adresuar dhe përmirësuar. Sa i përket kësaj, kritika kishte edhe në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Raporti thekson mangësitë ku vetëqeverisjet lokale duhet të punojnë, e në të cilat ishin të përmendura edhe disa prej prioriteteve të qytetarëve të listuara më lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button