“Manhart” modifikon BMW M235i Coupe (Foto)

Kompania gjermane “Manhart” që merret me modifikimin e veturave, këto ditë ka prezantuar krijimtarinë e saj më të fundit në BMW M235i Coupe. Ata padyshim që kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke filluar nga motori me 3.0 litra TwinPower Turbo me gjashtë cilindra që prodhon plotë 326 kuaj fuqi, e deri tek ftohësit gjigant që i ndihmojnë veturës të ushtroj shpejtësi marramendëse duke mos e ndjerë as nxehtësinë më të vogël nën kapak.

“Manhart” gjithashtu ka menduar edhe për fellne të aluminit 19 inç dhe rrotat e profilit të ultë 225/35 ZR19, të cilat padyshim e bëjnë këtë veturë më agresive. Kur flasim për kabinë, në këtë veturë janë futur karriget të markës Recaro, pedalet sportive, timoni elektronik dhe lëkura e cilësisë së lartë. Si rezultat i gjithë kësaj pune të madhe, kjo veturë pa pikë problem arrin të kap shpejtësinë maksimale prej 300 km/h, derisa në modelin standard të M235i Coupe është e kufizuar në vetëm 250 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button