BDI e kënaqur me Ministrinë e Arsimit, do të ndryshojë emrat e shkollave

BDI është shprehur e kënaqur që do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit. Kjo ministri vlerësohet si e rëndësishme sepse siç vlerësojnë zyrtarët e BDI, ka shumë projekte që duhet të realizohen për shqiptarët, ndër të cilët edhe ndryshimi i emrave të disa shkollave, transmeton Libertas.

Pengesë kryesore që partia e Ahmetit ta kontrolloj dikasterin e Mbrojtjes edhe këtë herë ra ndesh pas përfundimit të ciklit zgjedhor, ku BDI vazhdon të kontestojë presidentin e rizgjedhur Gjorge Ivanov.

“Ne së pari donim të kontrollonim financat, buxhetin ose DAP-in, por si duket partneri i jonë i koalicionit nuk ishte i gatshëm në këtë”, brifon një burim nga BDI për “Libertas”.

Por, plani rezervë i BDI-së si duket ka qenë Arsimi, duke pasur parasysh se në këtë dikaster mund të vizatojnë projektin e tyre rreth riemërtimit të shkollave dhe ndikimit në programin arsimor.

VMRO-DPMNE deri në moment të fundit, madje ka eskivuar me Arsimin, duke ofruar Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, por ka këmbëngulur BDI me pretendimin se nëse nuk merren Financat, atëherë, “Ministria e Arsimit, gjithsesi”.

“Ne megjithatë jemi të kënaqur që arritëm të bëjmë për veti Arsimin, pasi këtu ka projekte të shumta që do t’i realizojmë në interes të shqiptarëve”, kanë thënë në BDI. Partia e Ahmetit nga kulaçi qeveritar fitoi dy zv/kryeministra dhe 5 ministri.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button