U tejkalua pragu i ndotjes së ajrit në Tetovë dhe Gostivar

Është tejkaluar pragu i alarmit për grimcat në ajër PM 10 në Tetovë dhe Gostivar për dy ditë me radhë, si rezultat i kësaj u futën në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit, transmeton Portalb.mk.

Në dy ditët e fundit, grimcat PM 10 në Tetovë dhe Gostivar e kanë tejkaluar vlerën prej 150 mg/m3. Kështu bëri të ditur Ministria e Mjedisit sipas të dhënave për matjen e ajrit në pikat matëse të Tetovës dhe Gostivarit.

Në tabelën më poshtë mund të shihen përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

  Tetovë Gostivar
31.12.2022 162.56 mg/m3 150.90 mg/m3
01.01.2022 151.04 mg/m3 158.04 mg/m3

“Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, Sektori për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik, dhe komunave të Tetovës dhe Gostivarit”, informoi MMJPH.

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 28.11.2017, për Tetovën dhe Gostivarin hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit.

Përndryshe, ajri i ndotur është edhe në Shkup. Ndërsa, për shkak të mjegullës së dendur në Shkup, dy ditët e fundit janë anuluar ose devijuar dhjetëra fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, ndërsa disa kanë zbritur me vonesë më të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button