Historia e suksesit të Hava Malokut nga Kosova e cila punon në LinkedIn

Hava Maloku është shqiptarja e vetme që punon në rrjetin më të madh profesional në internet – LinkedIn. Në një intervistë për Kallxo.com, Maloku rrëfeu rrugëtimin e saj nga jeta në Kosovë deri në punësimin e saj në këtë platformë, transmeton Portalb.mk.

E lindur dhe rritur në Prishtinë, Maloku pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, fitoi bursë për studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maloku ka kryer tre shkallë studimesh në universitete të ndryshme të SHBA-së në degët Biznes e Marketing.

Hava u shpreh se pas përfundimit të studimeve në nivelin Master në vitin 2008 kishte rastisur edhe kriza financiare duke ia ulur kështu mundësitë për punësim. Si shkak i kësaj, Maloku theksoi se iu desh t’i jap karrierës kahje nga financat në marketing digjital

Maloku tha se në fillim të karrierës ka punuar nëpër disa startups duke arritur kështu gradualisht deri tek LinkedIn.

“Në fillimet e para të karrierës kam punuar për disa startups në fushën e edukimit dhe financave si “Quinstreet” dhe “Adchemy”. Pastaj kam ndërruar produktin dhe kam vazhduar të punoj për “Expedia”, që është një nga brendet kryesore të udhëtimit në botë. Kam punuar edhe për një kompani në fushën ligjore të quajtur “Legalzoom” dhe se fundi në “LinkedIn”.

Maloku tha se për të arritur deri tek LinkedIn është dashur punë dhe përvojë e madhe, duke konsideruar se ka qenë edhe me fat.

“Për të arritur deri këtu është dashtë një punë e përvojë e madhe. Kur kam aplikuar kam pasë një përvojë të gjerë në fushën e marketingut dhe një shkollim të duhur. Dihet që punësimi në LinkedIn nuk është i lehtë, duhet të kalojmë nëpër shumë intervista, deri në dhjetë prej tyre. Por mendoj që është edhe pak fat se shumë e shumë njerëz të kualifikuar aplikojnë në çdo moment e nuk përzgjidhen për intervistë. Ndonjëherë për një rol të vetëm numri i aplikuesve shkon në mbi 1500 persona. E kuptohet që shumica prej tyre janë të aftë dhe të suksesshëm. Nganjëherë ndodhemi në vend të duhur dhe në kohë të duhur- shtoi ajo.

Maloku tutje thotë se në LinkedIn menaxhon marketingun online përmes emailit dhe web faqeve për LinkedIn Premium. Ajo shtoi se roli që mban ka përgjegjësi të madhe, ku për një javë ka dërguar mbi 130 milionë emaila antarëve.

“Unë menaxhoj produktin më të madh në LinkedIn, LinkedIn Premium.  Me fjalë tjera e menagjoj marketingun online përmes emailit dhe web faqeve për Linkedin Premium. Premium është një produkt me pagesë që i shtohet profilit dhe si rezultat anëtari me Premium ka qasje në LinkedIn Learning ku mund të ndjekë klasa online duke marre parasysh librarinë prej me shumë se 16,000 klasa”.

Ajo shtoi se për momentin nuk ka shqiptarë tjerë që punojnë në këtë platformë, por që kjo gjë mund të ndërrojë çdo moment.

“Me sa e di unë nuk ka shqiptarë tjerë që punojnë ne LinkedIn për momentin. Por besoj që kjo mund të ndryshoj në çdo moment pasi që janë mbi 21,000 punëtorë në LinkedIn dhe është duke u rritur dita ditës”- theksoi ajo.

Lidhur me gjithë njohuritë dhe sukseset në fushën e marketingut, Maloku nuk ka marr ndonjë ftesë për kontribut nga ana e institucioneve të Kosovës. Ajo potencoi se në takimin që kanë pasur me kryeministrin Kurti gjatë vizitës në San Francisco është folur për angazhim të diasporës në Kosovë përmes projekteve disa mujore.

Me gjithë suksesin që ka arritur Hava Maloku nga jeta në Kosovë e deri tani në San Francisko të SHBA-së, ajo ka një mesazh për të gjithë vajzat e reja në Kosovë që të besojnë në veten e tyre. Ajo shtoi se vetëbesimi është gjëja më e rëndësishme që një vajzë mund të ketë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button