Jahjaga: Këto zgjedhje tregojnë pjekurinë e shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kryer obligimin e saj qytetar, duke votuar në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Pasi që ka votuar, presidentja iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejt vote që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese dhe demokratike, sepse, sipas saj, kështu i i ndihmojnë vendit të tyre që të përcaktojë të ardhmen e shtetit.

“Këto zgjedhje tregojnë pjekurinë e shtetit tonë, është një provë e zhvillimit të shtetit tonë. Është provë për të gjithë neve”, ka thënë Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button