U hap zyrtarisht merkato e Janarit

Me nisjen e Vitit të Ri 2023, është hapur edhe merkaton e Janarit. Sesioni i dimrit pritet t’i shërbejë shumë skuadrave për të ndërhyrë në ekipin e pjesës së dytë të sezonit. Mundësia më e mirë për ta është që të firmosin me lojtarë që janë në skadencë kontrate në muajit e verës dhe në fakt nuk janë të shumtë, raporton Klan.

Ai që intrigon më tepër është padyshim Lionel Messi. Kampioni i kurorëzuar i botës ka edhe 6 muaj në kontratën me PSG dhe është i lirë për të biseduar me skuadra të tjera nëse dëshiron. Mundësia për të firmosur me 7 herë fituesin e Topit të Artë me parametra zero i pëlqen shumë skuadrave, megjithatë pengesë mbetet paga e majme dhe mosha, tashmë 35-vjeçare.

Në 6 muajt e fundit të kontratës është edhe fituesi i Topit të Artë të vitit të shkuar. Karim Benzema nuk ka preferuar të rinovojë me Real Madrid për momentin, megjithatë një verdikt final pritet të merret në ditët e ardhshme. Aktualisht nuk ka ndonjë skuadër të interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit.

Një tjetër emër që mund të largohet nga Real Madrid është Luka Modric. Mosha 37-vjeçare pritet ta shtyjë drejt një aventure të re, ndoshta edhe larg Europës. Manchester United nuk është bindur ende për t’i ofruar një marrëveshje të re David de Gea, me spanjollin që tashmë gjendet në 6 muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e kuq”. Sipas mediave angleze, 31-vjeçari është gati për të hequr dorë nga një pjesë e pagës vjetore për të vazhduar qëndrimin në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button