Arta Bajrami vjen me këngë të re

Dëshiron që këtë verë të sjellë një këngë ritmike. Kështu të paktën ka thënë këngëtarja, Arta Bajrami, e cila në një intervistë për gazetën Tribuna, ka treguar edhe për planet dhe projektet për këtë vit. Ndër të tjera ajo ka zbuluar edhe me kë ka nënshkruar kontratë për koncertet në diasporë.

Këngëtaren të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë më balada shumicën e kohës, po sjell një këngë të re. Sipas saj kjo këngë do të jetë shumë ndryshe dhe ritmike. Bëhët fjalë për këngëtaren, Arta Bajrami, e cila në një intervistë për gazetën Tribuna ka shpalosur detajet rreth këtij projekti. Ajo tregon se kënga është në përfundim e sipër ku tekstin e ka shkruar vet, kurse muzikën e ka bërë Don Arbas.

“Jam duke përgatitur një këngë të re, është këngë ritmike dhe besoj kah mesi i qershorit ose në fund të qershorit do ta lansoj. Muzikën e ka bërë Don Arbas, kurse tekstin e kam shkruar vet”, tregon këngëtarjaa, ndërsa thekson së është duke ia bërë edhe videoklipin këngës me produksionin ‘Asha’. Ndërkaq këngëtarja nuk ka hezituar që të bëjë publike edhe titullin e këngës.

“Kënga do të titullohet ‘Diamant’ e po jua jap ketë ekskluzivitet vetëm gazetës Tribuna”, ka thënë ajo. Por ky nuk është projekti i vetem që po përgatit Arta pasi që ajo ka treguar se do të vijë edhe me një CD me këngë ‘ live’ të cilat janë këngë dasmash. Ndërsa përveç këtij projekti, Bajrami ka thënë që do të bëjë edhe një këngë tjetër.

“Këtë vit do të këndoj edhe në dasma”

Trendi i bashkëpunimeve në këtë vit si duket e ka kapur edhe Artën, pasi që ajo pas lansimit të CD-së me këngë dasmash, do të vijë me një këngë tjetër e cila do të jetë në bashkëpunim më një këngëtar, por që as ajo vetë nuk e din se me kë do ta bëjë, pasi që dëshiron ta bëjë bashkëpunimin më një këngëtar i cili nuk është konsumuar shumë në treg. “Kënga e cila do të vijë pas CD-së do të jetë bashkëpunim, por jam duke menduar e duke shikuar se kush mundet të përshtatet me së miri në bashkëpunim. Nuk kam vendosur ende se me kë do ta bëj, por do ta marr dikën i cili nuk është konsumuar dhe nuk ka dalë shumë në skenë”.

E sa i përket mbrëmjeve muzikore, këngëtarja ka thënë se pas marrëveshjes me një kompani që merret me organizimin e mbrëmjeve muzikore në diasporë, ajo është shumë e angazhuar. “Jam shumë e angazhuar nëpër koncerte. Tash jam edhe anëtare e një kompanie për diasporë dhe ata shumë më kanë angazhuar çdo kund. Kështu momentalisht jam kryesisht në diasporë me koncerte”.

E përveç angazhimeve që ka me koncerte, Arta këtë vit fillon të këndojë edhe nëpër dasma, kështu ka zbuluar vetë ajo. “Këtë vit do të startoj edhe me dasma. Kam pasur kërkesa para shumë viteve që të këndoj nëpër dasma, por nuk kam shkuar. Tash e kam parë që shumë po më kërkojnë dhe pranova. Arsyeja pse kam vendosur është, kërkesat e mëdha të njerëzve për dasma, jo që po e shoh të nevojshme, por që po më pëlqen të merrem edhe me dasma”.

Ndërkaq, ndonëse Arta është nënë e një vajze, ajo për fund ka treguar se vajza e saj është duke u rritur dhe se tanimë po i shkakton probleme kur këngëtares po i bie të udhëtojë nëpër koncerte të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button